Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Alban Skenderaj

Origin: Lushnjë  
Residence:  
Age: 35
Birthday: 20 April 1982
Zodiac sign: Dashi

Music genres: Pop

Alban Skenderaj is a very famous singer and songwriter. Albani me origjinë është nga Vlora. Babai i tij në atë kohë punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku dhe lindi Albani. Pas disa vjetësh ai u kthye prapë në Vlorë ku kreu shkollën e mesme "Halim Xhelo". Ai bëri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk udinin asgjë. Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobilierish tip antikuarë. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh çmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin këtu. Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por nuk u pranua. Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest dy me këngën Vetëm ty e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll sytë zërat e shumë adoleshenteve. Me pas ai nxori në treg albumin Fllad ne shkretëtire më kënge të kompozuara dhe të shkruara nga vete Albani. Me 3 gusht te po atij viti ai shfaq në televizionet Shqiptare videoklipin e këngës Thirrje e Dëshperuar. Gjate verës ai ftohet në plot pabe dhe koncerte që mbusheshin plot të rinj që e adhuronin muzikën e tij. Ne këtë mënyre ai arrin të thyeje të gjitha rekordet duke u bërë vip për dhjet muaj. Vitin tjetër ai merr përsëri pjesë në Top-Fest tre por kësaj radhe më në bashkëpunim me grupin kosovar Kthjellu me këngën Dicka që pati të njëjtin sukses dhe fitoi vendin e parë përsëri. Ndërkohë ai u bë ikone publicitare e kompanisë Vodafon dhe erdhi të publiku me videoklipin e këngës Ky Ritëm. Me 28, 29 e 30 qershor ai luajti rolin e Romeos në muzikalin Romeo & Zhulieta. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45 të këngës me këngën "Eklips" ku doli në vendin e gjashtë. Me vitin 2008 ai merr pjese në netët e Klipit ku mori çmimin e parë si klipi më i mirë nder shumë klipe tjera. Ai në fund të vitit 2008 realizoi këngën hit një herë në jetë e cila bëri boom në mediumet si dhe në radiofonit shqiptare.Po ashtu ne muajt e parë të vitit 2009 ai ishte i kandiduar ne shumë kategori te VIDEO FESTIT MUZIKOR ku fitoi shumë qmime po ashtu edhe qmimin kryesor te asaj mbremje VIDEOKLIPI MË I MIRË - me këngën LARG DHE AFER. Po ashtu ai realizoi videoklipin e kenges let me die with you me te dashuren e tij Miriam Cani kenga eshte nje hit i madh i 2009-es.Kjo kenge patisukses edhe gjate vitit 2010 ku ne video festin muzikor mori cmimin e publikut .Albani ne kete festival mori edhe tre cmime te tjera me kengen" This is your day".Ne vitin 2012 fitoi edhe dy çmime te tjera ne festivalin Kenga Magjike me çmimin e publikut si dhe çmimin kryesor me kengen "Refuzoj". Po ne kete vite ai fitoi edhe ne Videofestin muzikor me kengen" Mirsevjen ne shpirtin tim" çmimi si videospoti me i mire.Gjithashtu realizoi kengen "Mirmengjes" e cila pati nje jehone te madhe. Ne vitin 2013 u tregua si nje nga kengetaret meshkuj me romantik duke i propozuar martese te dashures se tij Miriamit ne ishujt Maldive si dhe me kengen "Nese thua po", kenge e cila u bë hit. Suksesi i tij vazhdoj ne vitin 2014 me kenget "Je ti", "24ore" dhe " Urat e jetes. Pas gjithe ketyre sukseseve qe ai arriti vendosi qe me ne fund te mbante nje koncert recital qe ndodhi ne nentor te 2014 e qe ky koncert quhej "Tingujt e ditarit tim" ne Tirane, por nuk u ndal me kaq , vazhdoi edhe ne Kosove me kete koncert , ne shkurt te 2015 ndodhi ne Gjakove duke vazhduar edhe ne Prishtine ne qershor te ketij viti. Ne nentor te 2015 Albani dhe Miriami per here te pare u bene prinder te nje vajze te quajtur Ameli, e cila ishte frymzimi i Albanit qe ai te kthehej fuqishem ne shkurt te 2016 me kengen "Une dhe ti" pikerisht ne diten e te dashuruarve.Ai vazhdoi edhe me hite te tjera te ketij viti 2016 me kenget "Kam Nevoje" ne bashkpunim me reperin nga Kosova, Elinel, si dhe kenga "Duart Lart", gjithashtu kenga e tij e fundit eshte "Engjell" dedikuar te fejuares se tij Miriamit, e qe pas kesaj Albani vazhdon te mbetet ende njeri prej meshkujve me romantik.


PASAPORTA:
Gjatësia: 1.93cm
Pesha: 90 kg
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e flokëve: Kafe
Ushqimi i preferuar: Çdo gjë
Muzika e preferuar: Pop rock, blues
Vendi i preferuar për dalje: Depo - Tiranë
Pija e preferuar: Birra
Ngjyra e preferuar: Hiri
Sporti i preferuar: Futbolli
Hobi: Kitara
Stili i veshjes: I thjeshtë
Shpërblimet e fituara: Top Fest 2005, 2006, Video Fest 2007, Kenga Magjike 2012, Top Music Awards 2016 ; Male Artist of the year,Tar Hit of the year ,Achievement Award

» Edit Bio »

Submissions by:  Kekka    AgNnNesssA    MIRANNS  

Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  826

  • Find Alban Skenderaj on social networks:


More news about Alban Skenderaj »




lyrics.al © 2007 - 2017