A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Me Gozhdoni

Me gozhdoni,
me gozhdoni
dhe ne trup gjaku le t'me rrjedh,
mos u pendoni
mos u pendoni
se Zoti paqe po me sjell..

Ashtu fytyre zbehte me lini
duar-kembe e gozhduar,
aspak pendim jo mos kini
se kte fat e kam kerkuar..

Me gozhdoni fuqishem
aq sa dhe gozhda te perkulet,
e mos me shikoni cuditshem
por lereni shpirtin qe te lutet...

Dhe zè mos beni, mos u ndjeni
se neser perseri do t'me harroni,
vec nje varr tani me gjeni
atje nje dite mbase do me kujtoni..

Me gozhdoni pa asnje pendese
e per trupin e pajete mos kini trishtim,
se historia dikur me la ne harrese
qe atehere kur lindi shpirti im..

Ndaj mos u pendoni o frymore
per kete zemer me drite tretur,
vec njeri-tjetrin kapni dore per dorê
se ende pa ikur, kam qene e vdekur...!

- poem written by Alda Rebelde


Not Yet Rated








Kjo faqe përdor cookies. Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018