A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Na Doli Ndryshe Dallëndyshe

Me dallëndyshet erdhe n ‘pranverë
me to shkove n ‘vjeshtë
të thashë Dallëndyshe
me to erdhe e ike, fatin e lidhe

Në pranverë erdhe prapë
me endeje e putheshe qiellin në mëngjes e mbrëmje
ter verën kërkove falje me lot në sy
në vjeshtë ike përsëri!

Paravera erdh me ty Dallëndyshe
the se dallëndyshet shtegtojnë
ato nuk e harrojnë folenë e vjetër
të tjerët i falin dhe i mirëkuptojnë

Sa më emocion e kalove atë verë
duke treguar e ngazëllyer si u ndjeve...
kur e kuptove çfarë fitove, humbe, e fitove
shtegton por nuk të harron dallëndyshja jote, edhe këtë e thoje

Në vjeshtë të erdh koha për të ikur përsëri!
nën qiellin e ngrysur ti pash lot në sy
të thash se foleja e vjetër po shkatërrohet
a jam dallëndyshe, pyete? po te thashë, Ti hape krahët e ike!

Në pranverë na bashkuan kujtimet e vjetra
u takuam karshi, shpesh e me rastësi
a jam Dallëndyshja e jote, fshehtas me pyete?
po të thash, ishe dhe do mbetesh, e bukura Dallëndyshe

Dallëndyshe, edhe sot të kujtoj si n ‘pranverë e n ‘verë
dua të shoh si i jep jete qiellit në mëngjes e mbrëmje
mos e mbajë peshën e fajit mbi ata krah të bukur
hidhe larg në det e jeto e lumtur

Dallëndyshe, kujtoj kujtimet, por mos u mbyt në to
mos kërko falje, mos u lëndo
mos del kundër vendimeve që i mori koha
thjeshtë... na doli ndryshe, Dallëndyshe.

- poem written by Arben Dreshaj


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  27





Kjo faqe përdor cookies. Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018