A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Familjen

Gjyshërit

Gjyshërit tanë nuk kishin shumë gjëra
As tableta me prekje Windows e Iphone
Por në kohë reale njihnin retë që sillnin shi
Mikpritjen dhe duhanin e grirë në havan

Kur udhëtuar kanë mjegullës së dendur
Sikur përçarte rrugën kanë përshkuar
Të tretur në ndonjë melodi të fishkëllimës
Me Hajredin Pashën e malet e Dibrës...

Si parfum i ka dehur bari i sapo kositur
Edhe kur fytyrën freskuar kanë tek një gurrë
Me një të kollitur kanë shfaqur prezencën
Dhe ngushëllimin e rëndë me mbahu burrë...

Vërtet gjyshërit tanë ishin të balancuar
Ashtu të prajshëm si valët e qeta në det
Si lisa të pathyer valëzonin kohët e stuhitë
Fytyrave e plisave kishin fjalën dinjitet

- poem written by Avni Azizi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





lyrics.al © 2007 - 2018