A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

B2n: “Jam Zhgënjyer Nga Kënga Magjike”


Choose star rating

Rating:  4.2 / Votes cast:  5
[08-12-2014]
Djaloshi i talentuar B2n vjen në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com. I paraqitur së fundmi në festivalin "Kënga Magjike", ai është ndjerë i revoltuar teksa kënga e tij nuk ka arritur të futet në gjysmëfinale. "Ai djali" është kënga me të cilën B2n u prezantua në fazën e parëtë festivalit. Përveq prapaskenave të festivalit, ndër të tjera ai do na tregojë më shumë mbi projektet tij të ardhshme muzikore...

TeksteShqip: B2n, jeni paraqitur në festivalin "Kënga Magjike", por fatkeqsisht kënga juaj nuk arriti në gjysmëfinale. Si ju ka bërë të ndjeheni ky fakt?

B2N: Në fakt jam penduar për pjesemarrjen time në Kënga Magjike, sepse sot më njoftuan se s'isha pjesë e gjysmëfinalisteve. Dhe u zhgënjeva shumë.

TeksteShqip: Kush është "Ai djali"?

B2N: Ai djali është vetëm një person imagjinar.



TeksteShqip: Kush nga kolegët tuaj ju ka impresionuar deri më tani dhe kush mendoni se do jenë artistët që do arrijnë në finale?

B2N: Artistët që do marrin çmime dihen, janë të zakonshmit, Çiljeta, Aurela Gaçe, Genta, Big Mama, Rovena Dilo, Vedat Ademi, Kejsi Tola etj etj...

TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e tua të ardhshme pas kësaj kënge?Do na vish me videoklip?

B2N: Në fakt, ka 2 ditë që kam publikuar këngë dhe videoklipi të ri që titullohet: "I Like it", në bashkupunim me Oreta. Po xhiroj video klipin e një kënge të re që titullohet "Çdo Detaj" është një baladë dashurie, që kush do e dëgjoj, garant do të dashurohet me të.



TeksteShqip: Po jeta private, si shkon?

B2N: Jeta Private si gjithmonë, shpi, kafe, studio, dal fundjavave me shoqërinë, ose kur kam ndonjë koncert.

TeksteShqip: Çfarë mendoni për duetet, dhe a e keni në plan të realizoni ndonjë duet?

B2N: Për momentin, po merrem me veten.

TeksteShqip: Po një album të ri, so e presim nga ty?

B2N: Album jo, por kam shumë projekte që do i nxjerr një e nga një.



TekseShqip: B2n, të falenderoj për përgjgijjet. Për fund dëshiron të shtosh diçka?

B2N: Të falenderoj për intervistën. Për fansat? Unë nuk i quaj fansa, por njerëz që më dëgjojnë dhe më përkrahin. I falenderoj pafund që ecin me mua hap pas hapi. Me shumë dashuri B2N. Gjëra të bukura do të vijnë së shpejti.
 (B.A/Teksteshqip.Com)

      B2N - Ai Djali [Teksti dhe Klipi]




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018