A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Të Besova

Po. Të besova në çdo fjalë që thoje, sepse mendova që je ashtu siç dukesh.
Nuk e besova që e fsheh dhelprën brenda pamjes engjëllore.
Besova në secilën fjalë që the, madje të besova edhe kur the "të dua".
Nuk po çuditem me ty, por me vetëvetën, si munda të të besoj.
Si arrite të më gënjesh?
Sa të ëmbla fjalët e zemrën e helmuar
Sa të ngrohta përqafimet e duart e akullta
Sa të sinqerta shikimet e sytë dhelparak
Sa tinzare e gënjeshtare
Të besova, por mua nuk më gënjeve
Gënjeve vetëvetën

- Benjamin Krasniqi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





lyrics.al © 2007 - 2017