A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Beyonce

Origin: Houston  
Residence:  
Age: 36
Birthday: 04 September 1981
Zodiac sign: Virgjeresha

Music genres: R&B

More genres: Pop

Beyonce is a very famous international artist. Beyonce Giselle Knowles filloi të këndonte në moshën 7 vjeçare. Në moshë të re ajo merrej me kërcim dhe këndonte në kishë. Beyonce dhe kushërira e saj Kelly Rowland u takuan me Latavia Robertson dhe së bashku me Letoya Lucket krijuan grupin Destinys Child. Grupi u shfaq për herë të parë në vitin 1990 dhe në një periudhe 10 vjeçare shiti 33 milionë kopje në botë dhe fituan shumë çmime Grammy. Në 2001-shin Beyonce luajti disa role në filma dhe u bë artistja e parë afro-amerikane që fitoi çmimin ASCAP. Në vitin 2002 ajo takon Jay-Z, me të cilin realizon bashkëpunimin e suksesshëm “Bonnie and Clyde”. Në 2003-shin diva e RnB publikoi albumin saj të parë, të titulluar “Dangerosly in love”, i cili ishte një sukses i madh. Në moshën 25 vjeçare ajo ishte një nga artistët më të mirë të planetit, një superstar i vërtetë me një zë të mahnitshmën dhe paraqitje unike. Përveç performancës së saj, ajo u përfshi shumë në këngët e saj duke i shkruar dhe prodhuar vetë. Si pjesë e Destiny Child, por edhe si këngëtare solo, ajo ka arritur shpesh majat e klasifikimeve në të gjithë botën, ka shitur mbi 50 milionë kopje këngësh dhe ka fituar 17 çmime Grammy. Në vitin 2004 ajo hyri në klasifikime me këngën “Me, Myself and I”, gjithashtu këndoi himnin amerikan në Superbowl dhe fitoi 5 çmime Grammy. Kënga hit e rradhës ishte “Noughty Gril”, ndërkohë që në shkurt të 2006-ës ajo arriti sërish në majat e klasifikimeve me këngën “Check On It” dhe në fund të këtij viti lançoi këngën “Déjà vu”. Viti 2006 ishte një vit plot me angazhime për të pasi ajo publikoi albumin e saj të dytë, me titull “B’day”. Single-i hit i rradhes ishte “Irreplaceable”. Ajo gjithashtu mori rolin kryesor në filmin “Dream Girls”, ku dhe këndoi kolonën zanore të tij. Pjesëmarrja në këtë film i dha një kandidim në “Golden Globe’s” dhe një çmim në “Grammy Awards”. Në prill të këtij viti, me bashkëpunimin që pati me Shakirën, monopolizuan klasifikimet me këngën “Beautiful Liar”, e cila u shoqërua me një videoklip shpërthyes. Në 2008-ën, ato performuan single-in e tyre në “Grammy Awards”. Në të njëjtin vit Beyonce u martua me Jay-Z. Në nëntor të vitit 2008 ajo publikoi albumin e tretë, “I am Sasha Fierce”, i cili shkoi menjëherë i pari në klasifikimin e Billboard me këngën “All the Single Ladies”. Kënga është e dhjeta në këngët më komerciale të 2010 dhe shiti mbi 1.5 milionë kopje. Në 2009-ën ajo u kandidua në Grammy për “Best RnB vocial performance female” për albumin “Me, My Self And I”, ndërkohë që këngët “Helo” and “Diva” u renditën të parat në Billboard. Videoja e single-it “ All the single ladies” fitoi tre çmime MTV ndërkohë që ishtë nominuar për nëntë të tilla. Një ngjarje padyshim do të mbahet mend në historinë e MTV : Në momentin kur Taylor Swift mori çmimin “Best Female Video”, në skenë ngjitet Kayne West duke kontestuar çmimin dhe duke thënë se e meritonte Beyonce. Në momentin kur Beyonce fitoi çmimin “Video of the Year”, ajo e mbylli fjalimin duke ftuar në skenë Taylor Swift. Në qershor të 2011-ës ajo publikoi albumin e ri, “4”. Albumi u registrua për një periudhë një vjeçare nga pranvera e 2010-ës në pranverën e 2011-ës , në një kohë kur Beyonce ishte e distancuar nga jeta publike. Ajo ishte e përfshirë në çdo këngë që realizoi në këtë album. Titulli i albumit nuk tregonte vetëm që ky ishte albumi i katërt, por edhe datën e saj të lindjes. Në “MTV Video Music Awards 2011″ Beyonce bëri publik lajmin se, së bashku me bashkëshortin e saj Jay Z, prisnin një fëmijë. Më 7 janar 2012, lindi vajza e tyre Blue Ivy. Albumi i pestë i Beyonce ishte një surprize e vërtetë për dy arsye. Së pari, ajo e publikoi pa asnjë lajmërim dhe në një moment kur askush nuk e priste, por mbi të gjitha albumi “Beyonce” përmban 14 video dhe kjo konsiderohet si një epokë e re në industrinë e muzikës. Në vetëm dy javët e para të publikimit shitjet kaluan në mbi 1 milionë kopje. Së fundmi, Beyonce, në natën e ndarjes së çmimeve të 56-a Grammy, pati një performancë spektakolare të këngës “Drunk In Love” sëbashku me bashkëshortin dhe njëkohësisht producentin e saj Jay Z, performancë e cila u përfol gjatë.

» Edit Bio »


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  31

  • Find Beyonce on social networks:





lyrics.al © 2007 - 2017