Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Shpresë

O det i thellë dëshirash,
Në tëndin gji më gllabërove!
Kjo botë është krijuar prej të mirash,
E të tilla, ti aq pak më dhurove!

Si orteq të borës vështirësitë m'u lëshuan,
Dhe themel në time jetë ato vurën,
As me durim e lutje nuk kaluan,
Veçse shtrënguar fortë për fyti më zurën!

E kur vetmia më mundon natën,
Në shtrat shtrihem, filloj të ëndërroj,
Me duar drejt qiellit, qetas them uratën,
Dhe në të thellat valë të detit zhytem, e nis të notoj!...

Prishtinë, prill 2017

Choose star rating

Rating:  2 / Votes cast:  1



lyrics.al © 2007 - 2017