A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Butrint Imeri
  • Origin:
  • Lorrach 
  • Residence:
  • Gjermani 
  • Age:
  • 21
  • Birthday:
  • 3 July 1996
  • Zodiac sign:
  • ♋ Gaforrja
Choose star rating

Rating:  4.8 / Votes cast:  2192
Music genres: Pop

Butrint Imeri is a very famous singer. Pas shumë sukseseve në Gjermani dhe Evropë, Butrinti prezentohet para publikut shqiptar, me super-hitin "Ki Me Lyp". Me punën e palodhshme, talentin, dhe dashurinë e madhe që Butrinti ka për muzikën, ai na sjell një këngëtar të kompletuar e profesionist, që di të këndojë e t’a plotësojë prezentimin e tij me paraqitje të denjë, e kercim profesional, që nuk e kemi parë deri më tani në skenë tonë. Ai ka talent, ka stil unik, lëvizje ekspresive, një zë të mrekullueshëm! Ai është ylli i ri i muzikës shqiptare dhe i dhuron dashuri muzikës, siç duket me në fund iu realizua ëndërra për të debutuar edhe në Kosovë. I lindur në Gjermani, Butrinti u rrit me tingujt e muzikës. Jashtëzakonisht i talentuar, me pasion e dashuri ndaj muzikës, me një zë të këndshëm e të veçantë, e paraqitje të mrekullueshme, aftesitëe tij i plotesoi me studimet për muzike në Lorrach te Gjermanisë, në akademinë prestigjioze të muzikes pop “Voice Lap”, të themeluar nga artisti i famshem gjerman Xavier Naidoo. Gjithashtu, qysh 11 vjeç, ai ishte pjesë e akademise se kercimit “Dance Energy”, ku për 7 vite me radhë arriti të ngritej profesionalisht dhe të paraqitej në shumë qytete të Gjermanisë e më gjerë. Çmimet dhe vleresimet ishin të panumërta për talentin e ri shqiptar, që tani veç se po krijonte stilin dhe personalitetin e tij si këngëtar e kercimtar. Një nga paraqitjet më të mëdha ishte edhe paraqitja e tij si kercimtar në “Dance Camp” të Gjermanisë, ku arriti të triumfonte, në mesin e kercimtareve më të mirë nga e gjithë bota.

Më datë 20 Prill 2015, Butrint publikon videoklipin "Ki Me Lyp", në bashkëpunim me Dj Blunt & Real 1, me muzikë nga Çekiç beat, miksim nga Florent Boshnjaku dhe tekst nga Vig Popa.

Më datë 10 Korrik 2015, Butrint Imeri publikon videoklipin "Merre Zemrën Tem". Muzika e këngës u punua nga Vig Poppa, teksti u shkrua nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Butrint Imeri merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 18 Tetor 2015, Butrint Imeri publikon videoklipin "Eja Eja". Muzika e këngës u punua nga Dj Cekic, teksti u shkrua nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga Entermedia.

Më datë 12 Prill 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Kanga Jote". Muzika e këngës u punua nga Lyrical Son, K-Master, teksti u shkrua nga Lyrical Son, Gjiko. Videoklipi u prodhua nga Filmnation. Me këtë këngë, Butrint Imeri u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2016 (2016), Netët E Klipit Shqiptar 15 (2016).

Më datë 17 Qershor 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Delicious", në bashkëpunim me Eleni Foureira. Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Lyrical Son.

Më datë 3 Korrik 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "E Jona". Muzika e këngës u punua nga Cricket, Butrint Imeri, Majk, teksti u shkrua nga Elinel, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku.

Më datë 20 Tetor 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Papa", në bashkëpunim me Elinel. Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Elinel.

Më datë 10 Dhjetor 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Veç Për Mu".

Më datë 29 Prill 2017, Butrint Imeri publikon videoklipin "Mona Lisa".

Më datë 19 Qershor 2017, Butrint Imeri publikon videoklipin "Bella". Me këtë këngë, Butrint Imeri merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Më datë 14 Dhjetor 2017, Butrint Imeri publikon videoklipin "Xhanem". Teksti u shkrua nga vetë Butrint Imeri. Videoklipi u prodhua nga Supercut.

Më datë 15 Maj 2018, Butrint Imeri publikon videoklipin "Ma Chérie".

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  endritbytyqi2004  

Facebook

Profile

Instagram

Account

Youtube

Channel

Twitter

Account

Add New

Official Profiles


More news about Butrint Imeri »




lyrics.al © 2007 - 2018