A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Pak Si Erotike

Të afrohem ngadalë sikur një hije
Trupin tënd nudo me afsh e vështroj
Nuk guxoj të të prek me duar
Edhepse të dëshëroj, të lakmoj
Ti as që e di se ç'po ndodhë me mua
Epshet se si më vlojnë në deje
Në mes nesh asgjë dhe shumëçka
S'guxoj të afrohem as të largohem prej teje!
Gjinjët të janë fryrë dhe sikur më thërrasin
Ngriten dhe ulen me frymëmarrjen tënde
Kurse zemra ime don të dal nga gjoksi
Nuk ka si të qaj as të ia merr ndonjë kënge!
Të shikoj kërthizën dhe ik poshtë shikimin
Aty ku nis ëmbëlsia jote,
Dhe nuk do të doja asnjë shpërblim tjetër
Përveç ta shijoj ëmbëlsinë e kësaj bote!
Ti flen ashtu e qetë në gjumin e natës
Gjersa unë dridhem nga epshet e pa fund,
Dua, por nuk mundem gjumin të ta prish
Dhe të shijoj trupin me bukuri të pa fund!
Të depërtoj thellë në brendësinë tënde
Duke të ledhatuar dhe puthur sytë,
Por pritja që ti të zgjohesh nga gjumi
Shpirtin po më merr, po më mbyt!

20.04.2008 / 13:55

- Submitted by erdoniti -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





lyrics.al © 2007 - 2017