A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Per Nenen

Ndoshta nje dite, ne te ardhmen
Ti perseri, do te kthehesh
Por gjalle, mua te mjerin
S'besoj se do te me gjesh.

Mbi varrin, ku une prehem
Me keqardhje, do te lotosh
Dhe ikjen tende, prej meje
Perjete, do ta mallkosh.

Ndoshta, shume e permalluar
Portretin tim, do ta kujtosh
Kur mbi pllake, te gdhendur
Emrin tim, do te lexosh.

Si kurre, ndonjehere
Do te ndjehesh, fajtore
Per zemren time, te mjere
Qe ti vete e copetove.

Ndoshta, per te paren here
Mua falje, do te me kerkosh
Por pergjigjen time, nen dhe
S'do mundesh, ta degjosh.

Do te te fal, apo jo
As vete, nuk e di mire
Pasi atehere, shpirti im
Do te jete, plotesishte i shkrire.

Ndoshta, do te mbjellesh lule
Mbi dheun e varrit tim
Me qellim qe ato te celin
Si kujtim, per dashurine.

Por lulet, do te vyshken
Dhe pa gjethe, do te ngelin
Edhe me gjak, po ti ujitesh
Ato kurre, nuk do te celin.

Ndoshta naten, do te me presesh
Ne enderren tende, te trokas
Por edhe ne qofte se vij
Asnje fjale, nuk do te flas.

Me hijen e vdekjes, do te vij
Dhe syte mbi ty, do ti zgurdulloj
Frike ne zemer, do te te shtij
Derisa ty, te te tmerroj.

Ndaj, po deshe te jetosh
Ne heshtje e pa shqetesime
Ben mire qe te harrosh
Mua dhe dashurine time.

Ndoshta, vetem atehere
E qete, do te jetosh
Dhe shpirtin tim, nen dhe
Ndoshta, nuk do ta trazosh!!!...

- poem written by Diell Rushiti


- Submitted by erdoniti -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





lyrics.al © 2007 - 2018