A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Shkallarë

Një njeri, në majë të shkallëve gjendej, eglendisur ecte,
me të mira me gosti, barku rrumbullak e fytyra bërë kuq, prej së mirës së madhe.
lart në shkallë sa qe njeriu, pa inate, shtyrje, bërryla, metoda të tmerrshme,
luftë pa armë, gjak në vetull bëhet njeriu për njerinë.

E kur veten e la në gjendje të lirë, tha: “në fund do të shkoj” e vërejti,
se bashkë me smirën, sa më tepër afrohej fundit të shkallëve, zhdukej e keqja, bërrylat,
çdo gjë dukesh tashmë më qartë, kishte gëzim e jo frikë, as shpatë, as Demokle,
pa frymë gazmore, hyjni, lumturi, gëzim, hare, njeriu pa njerinë.

- Dionis Xhafa


Not Yet Rated






lyrics.al © 2007 - 2017