A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Shëtitje E Zezë

Si ike ti, në atë zi, në ditë me shi,
eca unë në rrugë pa rrugë, hull pas hulli,
lum pas lumi, llum pas llumi, lot pas loti,
më vrave, më grive dhe më nxive, në emër të dashurisë.

Oh unë lutem në Zotin tim, kokën lart,
bie shi, ti më dhe tradhti, unë qaj,habitet njerëzi,
si më dole kaq e pabesë, moj e zezë, moj skëterrë,
e më lodhe, më dërrmove, kraharori po më çahet nga dhimbja o Zot.

Si e more zoti im, si më iku dhe më la, oh ç’dhimbje kam,
si e bëre u bëfsh lëmsh, si më tradhtove të daltë murtajë,
me një tjetër tashmë je, me të në shtrat e unë ngratë, përvëlohem në mushkëri,
plas moj zemër, çfat i zi, si mu shkatërrua dhe mu ça kjo zemër mua, në këtë rini.

Lot dhe shi bërë bashkë, më vaj se kaq a mund të ketë? Dhe tradhti,
ata bashkë e hapur fare, si tradhtia në valle të madhe, si ylber dhe si liqeni që po shoh,
këta mëllenja, ah më thoni në këmbë unë dot jo nuk rri, kockat më janë thyer,
ç’është kjo dhimbje oh mor Zot, buçë e keqe më tradhtoi, dikur e dashura ime, eh ç’po vritem.

Eci si budallai në rrugë të madhe, ndër rrugicë të liqenit të thatë, në paralele,
shiu rrit intensitetin, lodhu, këputu, nxihu, marrosur jam, pikë fuqie, zverdhur si vdekje,
një vorr mundem në atë errësirë-ditë ta dalloj, dhe mezi qëndroj në këmbë, një vorr shoh,
oh unë vetëm jetën do të kaloj, më iku fytyra, unë vorr, ti ike, vorri yt në vatër vorri.

- poem written by Dionis Xhafa


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies. Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018