A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Dua Lipa

Origin: Londër  
Residence:  
Age: 22
Birthday: 22 August 1995
Zodiac sign: Luani

Music genres: Pop

Dua Lipa is a very famous singer. Dua Lipa është një këngëtare, kompozitore, modele me prejardhje shqiptare qe kendon ne gjuhen angleze. Albumi i saj debutues është planifikuar qe të dalë në qërshor të vitit 2017. Prindërit e saj, të cilët janë shqiptarë nga Kosovës, kishin lënë Prishtinën në vitet e 90ta. Kur Dua ishte 13 vjecare ajo u zhvendos me familjen e saj në Kosovë gjate kohës kur shteti shpalli pavarësinë nga Serbia, mirëpo në moshën 15 vjeçare ajo u kthye sërish në Londër e vetme sepse deshironte ta realizojë deshiren e saj te flaktë mbi muzikën gjegjësisht të ndërtojë një karrierë në muzikë. Ajo ndoqi mësimet në drejtimin e arteve performuese pranë shkollës dhe teatrit "Sylvia Young". Ajo gjithashtu modeloi qe nga mosha 16 vjeçare. Babai i saj, Dukagjin Lipa, ishte dikur një muzikant rok i cili bënte pjesë në rok-grupin shqiptar "ODA". Kështu Dua u rrit pranë muzikës. Në moshën 14 vjecare ajo filloi të merret me kompozime. Artistet si Nelly Furtado e Christina Aguilera ishin idolët e saj. Këngët e saja të preferuara filloi ti këndonte ne YouTube, gje e cila ishte shkak që të binte ne sy të disa producentëve anglez. Pas zbulimit të talentit të saj, ajo nënshkroi kontratë me një ndër kompanitë më të rëndësishme muzikore në botë, Warner Bros. Music. Që atëherë, e menaxhuar nga ekipi i njejtë qe menaxhon edhe Lana Del Rey, Dua filloi të punojë mbi albumin e saj.

Më datë 21 Gusht 2015, Dua Lipa publikon videoklipin "New Love". Kënga arriti që Duës ti njihet zëri dhe të krijoheshin fansa nga gjithandej. "New Love" gjithashtu ra edhe ne sy te ekipit Maroon 5 të cilët e postuan në Twitter shoqeruar me një kompliment ndaj artistes.

Më datë 29 Tetor 2015, Dua Lipa publikon videoklipin "Be The One". Kjo është kënga e cila e bëri Dua Lipën me të vërtetë të njohur. Kjo këngë në arriti shumë tituj të rëndësishëm si "Sound of BBC", arritje e cila rrallë është arritur, edhe nga artistë të famshëm botërorë. Stili i saj muzikor, të cilin e përshkruan si "pop të errët", e bëri "Be The One" të dëgjohet mbi 100 milion herë vetëm në YouTube.

Më datë 18 Shkurt 2016, Dua Lipa publikon videoklipin "Last Dance".

Më datë 6 Maj 2016, Dua Lipa publikon videoklipin "Hotter Than Hell". Në këtë moment, ajo numëron mbi 800 mijë ndjekës në Instagram, mbi 200 mijë ne Twitter, mbi 500 mije në Facebook dhe mbi 500 mijë ndekës në YouTube. Fansat e saj postojnë, veprojnë dhe quhen nën nofkën #Loves.

Më datë 12 Shtator 2016, Dua Lipa publikon videoklipin "Blow Your Mind (Mwah)".

Më datë 27 Janar 2017, Martin Garrix & Dua Lipa publikojnë videoklipin "Scared To Be Lonely".

Më datë 22 Shkurt 2017, Dua Lipa publikon videoklipin "Thinking 'bout You".

Më datë 26 Maj 2017, Dua Lipa publikon videoklipin "Lost In Your Light", në bashkëpunim me Miguel.

Më datë 21 Qershor 2017, Artists For Grenfell publikon videoklipin "Bridge Over Troubled Water".

Më datë 7 Korrik 2017, Dua Lipa publikon videoklipin "New Rules".

Në vitin 2017, Dua Lipa publikon albumin "The Only Ep".

Në vitin 2017, Dua Lipa publikon albumin "Dl1".

Më datë 12 Janar 2018, Dua Lipa publikon videoklipin "IDGAF".

» Edit Bio »

Submissions by:  ismeti19    Tonnidas  

Choose star rating

Rating:  4.8 / Votes cast:  132

  • Find Dua Lipa on social networks:


More news about Dua Lipa »




lyrics.al © 2007 - 2018