A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Edit Mihali
Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  4
Music genres: Easy Listening Classical

Edit Mihali is a popular singer. Me nje ze te rralle ne muziken operistike, Edit Mihali fale punes dhe karrieres te gjate ne skene, prej kohesh gezon titujt “Artiste e Merituar” dhe “ Mjeshtre e Madhe”. E pranishme gjithmone ne aktivitetet e Teatrit te Operas dhe Baletit, per pianisten Lindita Kotorri, puna me Editin eshte impenjative. “Kur punon me nje njeri qe nuk toleron asgje, pra lexon nje partiture si e ka krijuar kompozitori, atehere une them se eshte nje kenaqesi e plote”, shprehet Kotorri. Dhora Leka zbuloi tek Editi talentin e saj. Pavaresisht trashegimise familjare ne fushen e mjekesise, nder tre femijet, Editi ishte e vetmja qe iu kushtua muzikes. E mesuar qe t’ja dale mbane, duke marre persiper dhe role te veshtira, sot Editi njihet dhe si pedagoge, pune te cilen e ka nisur qe ne vitin 1979. Nje nder studentet e para eshte Marjana Leka. Soprano dhe një ndër personalitetet e skenës lirike shqiptare. Artiste e kompletuar me studime muzikore të nisura që në vogëli në Liceun Artistik të Tiranës, që e kreu si violiniste dhe për teori muzike. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) me dy diploma: atë të kantos dhe të teorisë së muzikës. Studente e Artistes së Popullit, sopranos Marie Kraja. Ka kryer specializim pasuniversitar në Konservatorin Superior të Parisit, me Christiane Eda Pierre.
Që në 1975, ajo bëhet një nga protagonistet e Teatrit të Operës dhe Baletit, në të gjitha shfaqjet më prestigjoze të Institucionit. Njëkohësisht nga viti 1979 e në vazhdim, pedagoge e Kantos, në Universitetin e Arteve. Laureate e disa Çmimeve Kombëtare. Ka marrë pjesë në disa koncerte dhe shfaqje operistike jashtë vendit si: Itali, Francë, Jugosllavi, Greqi, Turqi, Maqedoni, Portugali etj. Vlen të përmenden disa role kryesore kombëtare si: Mrika – opera “Mrika”, Olimbia – “Lulja e Kujtimit”, Vjosa – “Vjosa”, Zonja Çure - “Maleve për Liri”, si dhe role nga vepra të autorëve botërorë: Rosina – “Il barbiere di Siviglia”, Violetta – “La Traviata”, Mimi – “La Bohème”, Nedda – “Pagliacci”, Layla – “Les Pecheurs de Perles”, Silva - “Princess Czardas”, Santuzza – “Cavalleria Rusticana”, Tosca – “Tosca”, Donna Elvira – “Don Giovanni” , Fiordiligi – “Cosi fan' tutte”, Micaëla – “Carmen”, Elle – “La voix humaine”, Turandot – “Turandot”, Herodias – “Salome”, Simfonia e 9-të - Beethoven, Stabat Mater – Rossini, Requiem – Brahms, Simfonia e 4-të – Mahler etj

Në Nëntor 2001, Kristi merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Ushtari I Panjohur", në bashkëpunim me Edit Mihali.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »




lyrics.al © 2007 - 2018