Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Atdheun

Kosovë

Sa shumë lufta
Moj Kosovë përjerove
Por prap si
Feniksi u zgjove

Ke qenë e etur
Për liri
Për të mos i lënë
Fëmijet e tu në robëri

Falë bijve të tu
Kosovë po feston
Sot këtë liri

Sa shumë vujtje
Ti ke përjetu për
Ty sa trima
Kanë luftu

Flagë e thellë e zemres
Je per secilin shqiptar
Lutja e fundit e mbrëmjes
Dhe në agim lutja e parë


Sot ngado jemi në botë
Ne po jetojmë me ty
Fjala nuk e di
Se loti sna thahet në sy

Ti Kosovë je vendlindja ime
Ti e ngroh zemren time
Te ti gjej dashuri e shumë gëzim
Ti je atdheu im

Te ti kam lindur
Te ti dua te vdes
Je tok evjeter Ilire
Prej zemres kurr stë qes

Vend i historis
Je ti Kosovë
Le te valojë flamuri
I lirë në këtë atdhe

Ku do qe te shkoj
Kudo qe te jem
Ty Kosova ime
Ne zemer do tët kem


Not Yet Rated




lyrics.al © 2007 - 2017