A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Dita Ime

E kam grisur qiellin këtë natë.
Me të një fustan qiellor kam thurrur.
Yjet trupit m' ndriçojnë, retë krahëve pelerinë kam hedhur e flladi i mbrëmjes flokëve
vërtitet, kaçurrelave ngatërrohet
Jam veshur princeshëz, e me tingujt vjeshtuk, rrezeve të diellit këngën e ''Mirëmëngjesit
''do t'iu këndoj.
Do të kërcej valsin e lumturisë dhe ditës së re mirëseardhjen me buzëqeshje do t'i
dhurojë.
Nën këmbët e mia gjethet e arta lehtas kërcasin. Janë shtruar qilim i kuq, kanë ngelur
relike, të vetmet që të kujtojnë, që vjeshta ka ardhur, të vetmet që të shoqërojnë në
himnin mëngjesor të dashurisë për të renë ditë.
Trokitja e kepucëve mbi kalldrëm, a thua po nxitojnë mëngjesin të zënë, cicërimat e
zogjve shtegtarë... zërat e ëmbël fëminor - ansambli im i këtij mëngjesi.
Ndjehet aroma e vjeshtës.
Ndjehet ardhja e një stine të embël, plot frymëzim.
Në qiellin tim sot nuk ka re, sot ka diell...
Në qiellin tim sot ka zbardhur një ditë e re e unë krahëhapur e pres...
Në qiellin tim kjo ditë ka ngjyra të arta, aromë pranvere, bardhësi dimri, e ngrohtësi vere.
Dita ime ka veshur buzëqeshjen!

- poem written by Erjola Kola


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018