A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tek Ai Çast I Vetëm...

Mbrëmjet kanë kulluar all
në kujtimet tona
Por ne rikthehemi serish tek ai çast i vetem...

Mësuam diçka
nga e gjitha kjo
Asgjë më shumë se nje sekondë e vetme
Nuk vlen sa jeta e tërë.

Kur rrugëve pa krye një dritë ta bën me sy
Kthjelloje vështrimin pa frikë
Është për të të ndriçuar ty!

Atë sekondë kur ti me fole
kur unë të fola
kur ti më heshte
kur unë të heshta
kur ti më deshe
kur unë të desha
Mos e harro...

Një e vetme ka qenë
të kujtohet?
S'kish ardhur ende e para të dua
S'kish ardhur ende e para puthje në cepin e buzes
S'kish ardhur ende e para lamtumirë
pa dëshirë,
tek cepi i rruges...

Të kujtohet ajo sekondë e vetme
ajo përshëndetje
ai ngazëllim
ajo dridhje e mirëmëngjesit tim?

Asnjë premtim
nuk e zëvendëson dot atë siguri
që të jep nje sekondë e vetme
e para e një ndjesie pa kuptim
pa asnjë arsye të dukshme
Pa fund
Pa fillim...

Si nje ëndërr që të nanurit
në një mengjes fatlum
Kaq i mrekullueshem ai zgjim!

Kur thua pa zë:
pavarësisht se futen si rruaza ne varg
nje sekondë njeriu jeton
vetëm një...

- poem written by Fatbardha Xhani


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018