A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

E Ben Dot?

Une dua
shkrepetimat e syve
te ti ndez cdo dite
me heshtjen time...

Une dua perskuqjen tende
ta ndez cdo mbremje
me levizjet e hireve
nen fustanin...

Une dua diskrete te jem
kur ne mendje thua
pa ty jetoj kot
dhe dua te jete keshtu
pafund
e ben dot...???

Nga erdhe ti
ne c'yllesi pikove mjalte hene
ne ditet e bardha qumesht...
Nga erdhe ti
burim i vetem dhimbjeje
perrua i kthjellet
qe turbullohesh nxitimthi
e kthehesh ne lotet e mi
nga erdhe ti
nga erdhe ti...

Ti hesht
Une do ta ndjek kete mbremje
me hapat e tua
do ti flas embel
me fjalet e tua
ndoshta do kuptoj
deri ne c'mase te dua
e do kuptosh
ndoshta
sa me do ti mua!!

- poem written by Fatbardha Xhani


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018