A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Faton Isufi
Choose star rating

Rating:  3 / Votes cast:  2

Faton Isufi is a popular singer and instrumentist. Këngëtari dhe instrumentisi i mirënjohur në skenën e muzikës popullore dhe asaj argëtuese, Faton Isufi është i angazhuar me këngëtarin e njohur Ramadan Krasniqi- Dani, gjithashtu me orkestrësn “2 Korriku”. Ai ka qenë i pranishëm në disa programe festive, ku ka mahntiur publikun me një performancë ‘live’. Gjilanasi është tejet i angazhuar kohëve të fundit nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit. Fatoni është shprehur se pret që të realizojë edhe shumë projekte të reja, bashkëpunime, koncerte dhe shumëçka tjetër, që do ta ngjisin edhe më lart karrierën e tij artistikisht.

Më datë 20 Prill 2016, Faton Isufi publikon videoklipin "Premtoj".

Më datë 6 Korrik 2016, Faton Isufi publikon videoklipin "Zemer". Muzika e këngës u punua nga Ervin Gonxhi, teksti u shkrua nga Vojsava Alia. Videklipi i këngës është realizuar nga kompania ‘Bugproduction’.

Më datë 7 Maj 2017, Faton Isufi publikon videoklipin "Çka", ku bashkëpunoi me Astrit Stafain dhe Filloreta Raçin.

Më datë 16 Gusht 2017, Special I publikojnë videoklipin "Po Shkëlqen", në bashkëpunim me Faton Isufi & Nien. Muzika është punuar nga Special I, ndërsa teksti është shkruar nga po i njëjti, me ndihmën e Nien. Ana vizuele e këtij projekti i është beuar 2 Productions.

Më datë 11 Shkurt 2018, Faton Isufi publikon videoklipin "Merri Krejt". Videoklipi u prodhua nga BUG Production dhe u punua në studion “DuoBas Records”.

Në vitin 2018, Faton Isufi publikon albumin "Premtoj".

Më datë 27 Qershor 2018, Faton Isufi & Fatos Kryeziu publikojnë videoklipin "Krejt Ja Kom Pi". Kënga është punuar në studion e njohur ‘Duobass Records’ nga Pimi Isufi dhe Endrit Rexhepi. Ndërkohë për videoklipin mjaftë të veçantë është përkujdesur Bug Production. Dy miqtë e ngushtë kanë paralajmëruar këngën tjetër së bashku që do ta sjellin së shpejti. Me këtë këngë që pritet të shndërrohet në hit veror, dyshja presin të kenë shumë mbrëmje verore së bashku. Fatosi dhe Fatoni aktualisht janë të angazhuar nëpër ndeja të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.

Më datë 17 Korrik 2018, Faton Isufi publikon videoklipin "Nargile", në bashkëpunim me Fatos Kryeziu. Ata kanë përgatitur projektin e ri në studion e famshme ‘Duobass Records’, te Pimi Isufi dhe Endrit Rexhepi. Videoklipi u prodhua nga BUG Production.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Instagram

Account

Facebook

Profile

Add New

Official Profiles




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018