A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
28/12/1966 - 29/12/1966
I.L.A., Tirane
Attendees: Drita Bardhi & Bujar Kapexhiu
Tvsh / Radio Tirana

Festivali i 5-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Dhjetor të vitit 1966 në Tiranë. Festivali kishte rrezik te mos zhvillohej fare. Tashme "revolucionarizimi" nen ndikimin kinez erdhi si nje uragan dhe po fshinte çdo gje te meparshme. I vetmi festival qe u zhvillua vetem ne 2 nete: 28-29.12.1966. Prezantuan po ata te festivalit te 4: Drita Bardhi dhe Bujar Kapexhiu. Gjithsej u kenduan 13 kenge dhe naten e dyte (finale) dolen 11 kenge. Tashme ishte krejt nje kohe tjeter, ritmi i ndezur i festivalit te 2 ishte nje epoke tjeter, orkester sinfonike pa asnje lloj ritmi. I dha nje note hareje popullore ne ndonje kenge vetem orkestra me vegla popullore e Kukesit drejtuar nga Zef Gruda. Edhe kengetaret pjesemarres me shume jane nga radhet e muzikes klasike (opera) se sa nga muzika e lehte. Po keshtu permbajtja e kengeve qe flasin vetem per partine, fshatin, "malet qe t'i bejme si fushat", taracat etj. Akoma nuk ka kenge ku te degjohet emri i Enverit. Keto do te dalin me vone, pas festivalit te 11.

Kënga fituese u shpall “Shqiponje e lire”, kënduar nga Vaçe Zeladhe Ramiz Kovaçi.

Cmimi i dyte:
"Vala e Drinit" Muzika Tahsim Hoshafi, kenduar nga Roza Dhami dhe Xhavit Luti.
"Kenga jone e re" Muzika Nikolla Zoraqi, kenduar nga Qemal Kertusha dhe Nevruz Yzeiri.

Cmimi i trete:
" Kur bie fyelli e çiftelia", Muzika Pjeter Gaci, Teksti Aleksander Banushi, kenduar nga Vaçe Zela dhe Roza Dhami.
"Rojet legjendare" Muzika Agim Prodani, kenduar nga Qemal Kertusha dhe Ibrahim Tukiqi.

Prezantuan Drita Bardhi dhe Bujar Kapexhiu.


Not Yet Rated





lyrics.al © 2007 - 2018