Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


24/12/1962 - 26/12/1962
I.L.A., TIRANE
Attendees: Margarita Xhepa & Luigj Gurakuqi Jr.
TV/Radio: TVSH / Radio Tirana
Festivali i 1-të i Këngës në RTSH u zhvillua në 24-26 Dhjetor të vitit 1962 në Tiranë. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës, Abdulla Grimci dhe redaktori i po kësaj redaksie, Vath Cangu.

Festivali u zhvillua ne kater nete 21, 22, 23 dhe 26 dhjetor 1962. Prezantues: Margarita Xhepa dhe Luigj Gurakuqi.

Nuk u dha asnje çmim i pare, por pas disa vitesh RTSH shpalli si Këngë fituese “Femija e pare”, kënduar nga Vaçe Zela.

Cmimi i dyte u dha per kenget:
"Kendoj" muzika Avni Mula, teksti Ismail Kadare, kenduar nga Avni Mula dhe Meliha Doda
"Lule te bukura sjell pranvera" muzika Mark Kaftalli, teksti Cesk Ndreka, kenduar nga dueti Florinda e Ndrek Gjergji dhe dueti Violeta Simoni e Xhavit Xhepa
"Vashezo" muzika dhe teksti Koço Uçi, kenduar nga Qemal Kertusha dhe Meliha Doda

Cmimi trete u dha per kenget:
"Mos me qorto" muzika Vath Cangu, teksti Dionis Bubani, kenduar nga Violeta Simoni dhe Qemal Kertusha
"Femija e pare", muzika Abdulla Grimci, teksti Dionis Bubani, kenduar nga Vaçe Zela dhe Qemal Kertusha

U dhane çmime te veçanta per kengetaret:
Cmimi i pare: Vaçe Zela
Cmimi i dyte: Avni Mula, Qemal Kertusha
Cmimi i trete: Meliha Doda, Florinda Gjergji, Violeta Simoni


Dhjetori i vitit 1962 do të shënonte një ngjarje të madhe jo vetëm për Radio Tiranën, por në përgjithësi për jetën artistike në vendin tonë. Nga 24-26 të këtij muaji u zhvillua Festivali i parë i këngës në Radio. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës, Abdulla Grimci dhe redaktori i po kësaj redaksie, Vath Cangu, në të njëjtën kohë kompozitorë dhe autorë këngësh.
Modernizimi.
Në shtator të vitit 1963 redaktorët dhe veçanërisht radiokronistët patën mundësi të pajiseshin me aparate moderne. Është fjala për manjetofonat e rinj të tipit “Uher”prodhim gjermanoperëndimor) që zëvendësuan magnetofonat “Hornifon” (prodhim austriak), të cilët, vërtetë kishin cilësi të lartë regjistrimi, por ishin tepër të rëndë dhe pak të manovrueshëm. Magnetofonat “Uher” qenë me të vërtetë një revolucion në punën e redaktorëve. E kjo solli si pasojë që më 20.05.1964 drejtoria e Radiofuzionit t’i dërgonte një shkresë nr. 22.3 drejtorisë së Albimportit ku i kërkonte që magnetofonat e tipave “Hornifon” të zëvendësoheshin me magnetofona të tipave “Uher”.

(Dosja 8, Fondi i RTVSH, 1964.)

Ndërkohë gjatë vitit 1964 vazhdonte me shpejtësi puna për ndërtimin e godinës së re të Radio Tiranës edhe në planin teknik.
Në fillim të viteve 1960 mund të themi se ishte krijuar dhe shkolla e folësve të Radio Tiranës. Krahas mjeshtërve të mikrofonit Haki Beleri e Vera Zheji që nga viti 1957 nisi të lexonte lajmet dhe emisionet e tjera të Radio Tiranës, Feride Spahiu (Konomi) nga fundi i vitit 1960 u aktivizua Kiço Fotiadhi, i cili më pas do të bëhej nga folësit më të mirë të Radios e më pas të Televizionit. Krahas tyre, deri në fillim të vitit 1960 lexoi një nga folësit veteranë Refik Bexhani e vazhdonte të lexonte Viktori Xhaçka, redaktore e cila u shqua kryesisht për anonçimet e pjesëve muzikore. Një zë interesant në Radio do të kishte qenë dhe Pjerin Vata (1935-1990), i cili lexoi si folës lajmet e rubrikat politike dhe ekonomike të Radio Tiranës, pastaj të emisionit për shqiptarët jashtë atdheut që transmetohej nga Radio Sofia në vitet 1957-61, por më pas u shkëput nga kjo detyrë për t’u kthyer në vitet 1966-67 përsëri në Radio po këtë herë si redaktor dhe folës i emisionit të bullgarishtes, me një nivel të lartë profesional.

Folësit e talentuar

Ndër folësit e tjerë të njohur në Radio Tirana e më pas në TV deri më 1990 mund të përmendim Avni Resulin, Skënder Ramën, Kiço Fotjadhin, Paulin Gugën, Frederik dhe Violeta Gjerasin, Ismail Sharrën, Lorenc Zadrimën, Vanjesa Spahiun, Heroina Deliun,Angjelina Zharrën, Viron Notin, Amali Dhamon, Elsa Xhain, Virgjil Kulen, Kujtim Meçaj, Shefqet Bregun, Vladimir Golemin, Dhimitër Gjokën, Tefta Radin, Arben Kamberin, aktorët recitues Naim Frashëri, Prokop Mima, Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Bexhet Nelku, Anastas Kristofori, etj.

TVSH me ngjyra

Ishte pikërisht 8 nëntori i vitit 1981 që TVSH të fillonte transmetimet me ngjyra. Transmetimi i parë me ngjyra u bë në kongresin e 8-të, të PPSH-së.

Drejtorët e RTSH
Petro Kito, Gjergj Bubani, Mentor Çoku, (zv/Drejtor), Thanas Nano,Todi Lubonja, Çajup Rusmajli, Marash Hajati, Sefedin Çela, Fatmir Kumbaro, Agron Cobani, Skënder Buçpapaj, Bardhyl Pollo, Albert Minga, Adrian Klosi, Eduart Mazi, Artur Zheji, Petrit Beci.


Choose star rating

Rating:  4.8 / Votes cast:  22




lyrics.al © 2007 - 2017