A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Filloreta Raçi (Fifi)
  • Origin:
  • Ferizaj 
  • Residence:
  • Shqipëri 
  • Age:
  • 23
  • Birthday:
  • 31 March 1994
  • Zodiac sign:
  • ♈ Dashi
Choose star rating

Rating:  4.4 / Votes cast:  135
Music genres: Pop

Filloreta Raçi (Fifi) is a popular singer and songwriter. AUTOBIOGRAFI:
Unë jam Filloreta Raçi dhe po prezantohem për të vetmen arsye se jam akoma një artiste që nuk ka mundësi që të dëgjohet zëri ashtu si duhet… Muzika për mua është frymëmarrje, unë nëse nuk do të kisha kënduar edhe nuk do të kisha marrë pjesë në skenë, jam shumë e sigurt që nuk do të egzistoja. Karriera ime ka filluar nga mosha 14 vjeçare me pjesmarrjen në “Kosovarja këndon” (2009), pastaj kam marrë pjesë edhe në shumë talent show të tjerë e fesivale të këngës argëtuese, të cilat janë, “Albanians Got Talent”, “Top fest 7″ ,”Top Fest 9”, “The Voice of Albania”, “Odeon”, “Bëhu yll”, “Zëra hite ndër vite”, “Top Fest 11″. Sukseset më të mëdha i kam pasur në Odeon ku kam qenë finaliste si dhe kam marrë çmimin zëri më i mirë. Në “The Voice” kam shkuar deri në beteja, pastaj jam mundur nga një vokal shumë potent si ai i Lundrimit një djalë nga Dibra i cili ka qenë finalist i skuadrës së Sidit. Aty kam marrë pjesë me një duet shqip, i cili ende permendet dhe dëgjohet e poashtu vlerësohet si dueti më i realizuar. Për pjesëmarrjen time në The Voice, kam marrur telefonatë nga Top Channel dhe më kanë ftuar që të marrë pjesë, unë kam shkuar me vet faktin që më është dhënë një mundësi të dëgjohet zëri im. Ky kompeticion më ka bërë shumë të forte e më ka dhënë shancë që të ec tutje që mos ta ndali muzikën. Edhe pse nuk pata fatin të vazhdoj në fazën tjetër kam qenë e bekuar ta këndoj në duet këngën Rrjedh në këngë e ligjërime, poashtu ndjehem e privilegjuar që kam qenë pjesë e skuadrës së Sidrit Bejlerit, një trajner që nuk ka se si të gjendet më i mirë…

Në Maj 2010, Filloreta merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Engjelli Ishe Ti".

Në vitin 2011, Filloreta Raçi (Fifi) merr pjesë në The Voice of Albania 1.

Më datë 9 Shtator 2011, Vismac publikon videoklipin "A Po Te Pelqej", në bashkëpunim me Filloreta Raçi.

Në Maj 2012, Filloreta Raçi merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Si Qiell Si Diell".

Në Maj 2014, Filloreta Raçi merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Thuaj".

Më datë 19 Korrik 2015, Filloreta Raçi publikon videoklipin "Frymommu". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi), ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss.

Në Shtator 2015, Filloreta Raçi merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Qysh".

Më datë 22 Dhjetor 2015, Çiljeta publikojnë videoklipin "Big Booty", në bashkëpunim me Lil Koli & Filloreta.

Më datë 30 Prill 2016, Fifi publikon videoklipin "Kus Kus", në bashkëpunim me Eri Dee. Muzika e këngës u punua nga Alandy, Eri Dee, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 28 Janar 2017, Fifi publikon videoklipin "Dashnia Nuk Osht Falas". Muzika e këngës u punua nga Alandy, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 1 Prill 2017, Fifi & Eri Dee publikojnë videoklipin "Dope". Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 7 Korrik 2017, Fifi publikon videoklipin "Limonat". Muzika e këngës u punua nga Alandy, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi), Gent Fatali. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 29 Korrik 2017, Aurela Gaçe publikojnë videoklipin "S'nuk", në bashkëpunim me Fifi. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Aurela Gaçe marrin pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Në Tetor 2017, Fifi merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Zhurme", ku fitoi cmimin e trete pasi mori afer 900 pike dhe u cilesua si nje hit madheshtor.

Më datë 10 Shkurt 2018, Fifi publikon videoklipet "Nanush 1" dhe "Nanush 2". Muzika dhe teksti i këngëve u punua nga Filloreta Raçi, ndërsa videoklipet u prodhua nga MAX Production.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

MAX Production

(Current label)

Voice Of Albania

(Contestant)

Facebook

Profile

Instagram

Account

Add New

Official Profiles


More news about Filloreta Raçi (Fifi) »




lyrics.al © 2007 - 2018