A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Greta Koçi
  • Origin:
  • Kuçove 
  • Residence:
  • Shqipëri 
  • Age:
  • 26
  • Birthday:
  • 26 September 1991
  • Zodiac sign:
  • ♎ Peshorja
Choose star rating

Rating:  4.8 / Votes cast:  350
Music genres: Pop

Greta Koçi is a very famous singer. Greta Koçi ka lindur në qytetin e Kuçovës e banon në Tiranë, por eshte shkodrane dhe kete gje e ka konfermuar cdo here qe ka pasur mundesi. Ajo ka lindur tek gjyshja ku prinderit e saj ishin ne vizit tek gjyshja e Gretes ne Kuçovë. Greta Koçi pervec kengeve ka bere publikun per vete per shume arsye. Zeri i saj i ka mahnitur te gjithe, ashtu si mosha e saj, personaliteti i saj e shume detaje te tjera. Talenti i saj është shfaqur në moshën 5-6 vjeçare, ku fillimisht ka drejtuar emisionet e fëmijëve në stacionin televiziv të babait të saj Shkodra TV1 në Shkodër. Fillimisht është shfaqur në TV me një videoklip në moshën 7 vjeçare, më pas i është përkushtuar tërësisht këngës. Në moshën 12 vjeçare ka fituar çmimin e parë në konkursin e interpretuesit më të mirë live që u zhvillua në Radio Tirana.

Në moshën 13 vjeçare u realizua bashkëpunimi me këngëtarin Erjon Korini me këngën "Kush Ka Faj" e cila pati sukses të madh.

Në vitin 2005, Greta Koçi merr pjesë në Ethet E Së Premtes 3.

Në Nëntor 2005, Greta Koçi merr pjesë në Kënga Magjike 2005 me këngën "Kam Mall", të kompozuar nga Florjan Mumajezi dhe tekst të Turian Hyskës.

Në muajin prill 2006, realizoi 3 këngë të reja me tre kompozitorët më të mirë maqedonas: Maki, Darko Dimitrov, Ocko, përkatësisht: "Bej Be Qe S'te Dua", "Dashuri Pa Shije" Dhe "Nje Here Po, Nje Here Jo".

Në Shtator 2006, Greta Koci merr pjesë dhe fitoi çmimin e pare në Mikrofoni I Artë 2006 me këngën "Thuaj Djalit", të kompozuar nga Genti Lako.

Në Dhjetor 2006, Greta Koçi merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën "Eja Zemer", të kompozuar nga Genti Lako dhe tekst të Arben Dukës. Panvaresisht se nuk fitoi, kenga u be menjehere HIT.

Në 2 Dhjetor 2006, Greta Koçi publikon albumin e parë "Mos Shiko Tjetër", me ekskluzivitetin e shtëpisë diskografike Eurostar. Ne kete album gjithashtu eshte edhe bashkpunimi me Indrit Mliken ne nje Kolazh Popullor. Më datë 15 dhjetor 2006 promovon albumin në Prishtinë nën ekskluzivitetin e kompanisë Antika. Ka realizuar dy këngë me kompozitorin Adrian Hila: "Zemra Per Ty Ndal" Dhe "Ik Nga Une Tani". Kompozitori Genti Lako ka realizuar dy këngët e fundit të albumit: "Mos Shiko Tjeter" Nje bashkepunim me këngëtarin kosovar Labinot Tahiri dhe kengën "Kercim Dashurie".

Më 26 Mars 2007, Greta Koçi merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Sa Me Lodhe", me kompozim te Genti Lakos, koreografi të Albi Nako dhe stiliste Rezarta Skifteri. Me date 27 maj 2007 fiton edhe çmimin e pare te ketij spektakli.

Më 26 shtator 2007 perfundon regjistrimet e kengës "Me Fal Nene" e cila do të interpretohet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve ne Tirane në spektaklin "Miss-Globe", më 30 shtator dhe 1 tetor 2007. Ne muajin dhjetor u realizua edhe videoklipi i kesj kenge, qe ishte edhe suksesi i rradhes per Greten.

Në Dhjetor 2007, Greta Koçi merr pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën "Naten Te Kerkoja".

Më datë 6 Qershor 2008, Greta Koçi publikon videoklipin "Shkolla Willson", këngë qe ia ka kushtuar shkolles se saj.

Në vitin 2008, Greta Koçi publikon albumin "Do Me Shaj Nena". Kenga e rradhes eshte kenga e cila mban edhe titullin e albumit e me pas vjen nje tjeter kenge jo shume ritmike por shume terheqese per publikun "Nuk Ta Kam Thene".

Në Dhjetor 2009, Greta Koçi merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Do Te Me Shaj Nena". Nje tjeter bashkepunim i suksesshem i Gretes eshte ai me Stine me kengen "Kush Te Foli Keq Per Mua" me muzike dhe tekst te Stine. Kënga flet për një çift të rinjsh, të cilët janë zënë me njëri-tjetrin për arsye të disa thashethemeve dhe një nga frazat që të mbetet në kujtesë është “Kush të foli keq për mua, vetëm Zoti e di se sa të dua”.

Në Nëntor 2010, Greta Koçi merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Koha S'ndal".

Në vitin 2010, Greta Koçi publikon albumin "Bam Bam Bam".

Më datë 13 Korrik 2011, Greta Koçi publikon videoklipin "Milionere E Parë".

Në Nëntor 2011, Greta Koçi merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Pyes Veten".

Në Nëntor 2012, Greta Koçi merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Me Sheh Nga Lart".

Më datë 18 Dhjetor 2013, Greta Koci publikon videoklipin "Kjo Toke Me Rriti".

Më datë 6 Maj 2014, Greta Koçi publikon videoklipin "What's Up", në bashkëpunim me G.B.M.C. Muzika e këngës u punua nga Eni Koçi, teksti u shkrua nga Eni Koçi.

Më datë 15 Janar 2015, Greta Koçi & Eni Koçi publikojnë videoklipin "S'jam Jetime". Muzika e këngës u punua nga Ilir Berani, teksti u shkrua nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga Alexander Video.

Më datë 2 Tetor 2015, Gold AG publikon videoklipin "Mas Miri", në bashkëpunim me Greta Koçi. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 3 Dhjetor 2015, Greta Koçi, Eni Koçi & Gold AG publikojnë videoklipin "Me Mu".

Më datë 19 Shkurt 2016, Greta Koçi publikon videoklipin "I Besova". Muzika e këngës u punua nga vetë Greta Koçi, teksti u shkrua nga Gold AG.

Më datë 22 Prill 2016, Greta Koçi publikon videoklipin "Sjena Ni Moti". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Mozzik.

Më datë 28 Qershor 2016, Greta Koçi publikon videoklipin "A Ja Vlejti", në bashkëpunim me Nurteel. Muzika e këngës u punua nga Nurteel, teksti u shkrua nga Nurteel, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nurteel. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 19 Shkurt 2017, Greta Koçi publikon videoklipin "Atij". Muzika e këngës u punua nga Alandy, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi).

Më datë 17 Qershor 2017, Greta Koçi publikon videoklipin "Nuk Ka Dashni", në bashkëpunim me Genc Prelvukaj. Teksti u shkrua nga Genc Prelvukaj (Gentz).

Më datë 23 Nëntor 2017, Greta Koçi publikon videoklipin "Perseri". Muzika e këngës u punua nga Genc Prelvukaj (Gentz), teksti u shkrua nga Eni Koçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Genc Prelvukaj (Gentz). Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment.

Më datë 12 Shkurt 2018, Greta Koçi publikon videoklipin "Ku Gabuam". Teksti u shkrua nga Eni Koçi. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment.

Më datë 20 Maj 2018, Greta Koçi publikon videoklipin "Si Me Parë", në bashkëpunim me Gena.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  gzimi96  

Eni Koçi

(Her sister)

Ethet E Së Premtes

(Contestant)

Facebook

Profile

Instagram

Account

SnapChat

Account

Add New

Official Profiles


More news about Greta Koçi »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018