Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Imer Raçi: Shumë Poetë, Pak Poezi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  3
[21-03-2017]
Shkrimtari Imer Raçi është shprehur se sado që bëhet për poezinë, qoftë si pjesë letërsie, arti apo dhe kulture do të ishte e paktë kur kihet parasysh krahasimi i vendit tonë me vende të tjera qoftë nga rajoni apo dhe më gjerë. Sipas tij, edhe 21 marsi nuk e gjen poezinë në nivelin meritor, dhe pse poetët e vargjeve të bukura ne gjuhën shqipe e shkrijnë mendjen, trupin dhe në fund e paraqesin dhe shpirtin brenda vargjeve të poezisë shqipe. Ai ka thënë se të shtysh një lexues që ta lexojë poezinë duhet t'i japësh ndjenjën më të sinqertë që dhe lexuesi ta ndjej dhe ta këmbej me ndjenjën e tij, gjë që nuk arrijnë ta bëjnë të gjithë poetet. "Unë mundohem si një poet ta paraqes poezinë sa më të ndjeshme dhe sa më origjinale, duke prekur dhe fantazinë brenda origjinalitetit, që ta bëjë lexuesin ta ndjej", ka thënë Raçi, duke shtuar se ende në Kosovë leximi i poezisë nuk është në nivelin e kënaqshëm dhe krejt kjo si pasojë e moskrijimit si shprehi apo si edukatë e leximit. Sipas tij, megjithatë po vërehen ndryshime të thella në shoqërinë tonë. "Shoh se po lexohet ditëve të fundit dhe më shumë e gjithë kjo duke u bazuar ne komentimet dhe interpretimet e librave, shkrimeve e poezive në vende të ndryshme e sidomos duke u bazuar dhe në rrjetet sociale, ku të rinjtë kanë krijuar grupe të tilla për qëllim leximi, prezantimi e komentimi të tyre", ka pohuar poeti Raçi.
 (kosova-sot)

Dergoi: Imi123






lyrics.al © 2007 - 2017