A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për 17 Shkurtin

Këtu Nuk Linda Sot (Newborn)

Këtu nuk linda sot,
por në këtë tokë ekzistoj
kur Zoti njerëzit i krijoj.
Madje këtu ekzistoj,
aq sa me fakte të tregoj.
Unë Imeri,
kam ekzistuar në këtë tokë edhe më parë,
edhe gjyshi im me emër Imer u kanë.
Motra ime quhet Ajete,
njejtë si gjyshja ime para 100 vjete.
Jemi nëntë motra e vllazni,
me emra të të parëve të mi.
Nipi im quhet Ibrahim,
njejtë si babai im.
Kam nipa e mbesa me emra fisnor,
me emra të tyre tregojnë,
themelin tonë.
Unë mbiemrin Raçi e kam,
kjo tregon se i Raçës jam,
shtëpinë edhe në Kosovën Lindore e kam.
Agjë nuk është rastësi,
Këtu lindën të parët e mi,
nuk thuhet kot në histori.
Ballakni që është sot,
më parë ishte Iliri.

- Imer Raçi


- Submitted by Imer Raçi -

Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  191





lyrics.al © 2007 - 2018