A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


18/11/2010 - 20/11/2010
Pallati I Kongreseve, TIRANE
Attendees: Ardit Gjebrea
TV Klan / Radio Klan
Mund të konsiderohet jo vetëm festivali i këngëve, por edhe i performancave. Një shoë i vërtetë, realizuar nga këngëtarët pjesëmarrës, të cilët kanë sjellë performanca krejtësisht të veçanta në skenën e Pallatit të Koncerteve. Pjesë e këtij shoë është bërë edhe publiku i Pallatit të Koncerteve, i cili i elektrizuar ka kënduar në kor karaoke, disa nga këngët e festivalit “Kënga Magjike”. Ashtu si një vit më parë, edhe në këtë edicion prapaskena është kthyer në një skenë të dytë, nga ku kane ardhur live emocionet e këngëtarëve të vendosur aty. Pikante në këtë festival ka qenë edhe pjesëmarrja e aktorit të humorit Agron Llakaj, i cili ka shkëmbyer jo vetëm batuta, por edhe momente muzikore me këngëtaret fituese të një viti më parë, Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu. Në krah të prezantuesit Gjebrea këtë vit ka qenë braziliania Andresa Soares Ambrozio Fagundes dhe amerikania Kelly Goc. Fitues të këtij edicioni shpallen këngëtarët Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli, me këngën “Sa e shite zemrën”, ndërkohë që për herë të parë votat e këngëtarëve për njëri-tjetrin bëhën publike.

Festivali “Kënga magjike” 2010 u zhvillua në sallën e Pallatit të Kongreseve në datat 18, 19 dhe 20 nëntor. Ky eveniment muzikor u transmetua në Televizionin Kombëtar Klan, në “Supersonic Television”, në Radiotelevizionin 21ne Kosovë nëBallkanika Music Television, në televizionin maqedonas, kanali i dyte Shqip dhe si në radio NRG ne Tirane dhe Radio 21 në Kosovë. Edhe këtë vit në krah të prezantuesit Gjebrea u shfaqën dy vajza të huaja, Kelly nga Shetetet e Bashkuara të Amerikës dhe Andresa nga Brazili. Në një garë të fortë këngës dhe performancash muzikore, vete artistët, përmes votimit të hapur, që u aplikua për herë të parë, shpallën fituese këngën “Sa e shite zemrën”, një duet Juliana Pashës dhe Luiz Ejllit.

JON MUSIC & TVKLAN prezatojne:
Edicioni i 12-te i Festivalit "KENGA MAGJIKE"

LIVE nga Pallati i Kongreseve
18-19-20 Nentor 2010

FITUESIT E "KENGA MAGJIKE 2010"

Çmimi i Parë: Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli - “Sa e Shite Zemrën”

Çmimi i Dytë: Pirro Çako - "Mirembrema si je"

Çmimi i Tretë: Rozana Radi dhe Ramadan Krasniqi - “Valësi i Tradhëtisë”


Çmimet e natës finale:

Çmimi televiziv: Ronela Hajati – “Harroje”

Best Rock: Vedat Ademi – “Yjet s'bien shpesh”

Magjia e Parë: Argjentina Ramosaj – “Engjëjt Qajnë”

Best Hip-Hop: Stresi – “Tik Tak”

Best Performance: Zajmina Vasjari – “Një me Gjashtë”

Best Vocal: Era Rusi – “Gipsy Lover”

Best Dance: Teuta Kurti – “Mos Pi Mo”

Çmimi AMC: Burn – “E Dija”

Çmimi i Produksionit: Vesa Luma – “Vetëm”

Çmimi Diskografik: Çiljeta – “Të dy qajmë të ndarë”

Çmimi i Internetit: Noizy – “My Lady”

Best Balade: Olta Boka – “Mbete një Brengë”

Çmimi Çesk Zadeja: Gerta & Klejdi Mahmutaj – “Në Ditar Një Dashuri”

Best Stil: Adrian Gaxha – “Edhe një Herë”

Çmimi Tendencë: Rrezarta Shkurta – “Budallaçkë e Vogël”

Kantautori më i mirë: Pirro Çako – “Mirëmbrëma si je”

Çmimi i Kritikës: Rozana Radi & Ramadan Krasniqi – “Valësi i Tradhëtisë”

Çmimi i Interpretimit: Greta Koqi – “Koha s’ndal”

Kënga Hit: Eranda Libohova – “Rroftë Dashuria”


Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  39




lyrics.al © 2007 - 2017