A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


21/11/2003 - 23/11/2003
Pallati I Kongreseve, TIRANE
Attendees: Ardit Gjebrea & Brigitte Nielsen
TV Klan / Radio Klan
Në 5 vite jetë Festivali Kënga Magjike kishte mbledhur rreth vetes, jo vetëm miqtë e muzikës, por edhe gjithë simpatinë e vëmendjen e publikut. Duke i kaluar kufijtë shqiptarë të transmetimit televiziv, ky eveniment ishte shëndërruar tashmë në një traditë, që ndiqej edhe nga shqiptarët e Kosovës. Me sa duket edicioni i pestë ishte një festival, që veçanërisht i dedikohej seksit femër. Nuk mund të kuptohet ndryshe, juria e formuar vetëm nga zonja dhe zonjusha, me Presidente gazetaren Afërdita Saraçini Kelmendi. Rastësisht edhe tek fitueset e 4 festivaleve të shkuara dominonin femrat. Elsa Lila, Irma Libohova, Rovena Dilo dhe Mira Konçi, sollën në skenë një kolazh, që riktheu tek teleshikuesit emocionet e katër festivaleve të para, ndërkohë që tingujt e këngëve ishin tashmë të dashura për të gjithë. Sepse albumi me këngët magjike, gjatë kësaj periudhe kishte shënuar shitje të përmasave gjigande, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Maqedoni, Gjermani dhe Zvicër. Dhe si një gentleman i vërtetë, Ardit Gjebrea i respekton femrat deri në fund. Në të njëjtën mënyrë do të respektonte ai edhe të ftuarat e ardhura nga jashtë, Kim Lucas dhe Natali Harts. Ndërkohë përkrah prezantuesit dhe producentit të festivalit, qëndron këtë radhë Brigitte Nielsen, një bjonde që ka ditur të elektrizojë sallën, jo vetëm me fjalët në gjuhën shqipe, por edhe me performancat karateristike. Çmimi i parë i festivalit shkon në Kosovë tek këngëtarja Ema Bytyçi.

Viti 2003 krijon nje tjeter cift prezantues: Brigitte Nielsen & Ardit Gjebrea. Festivali Magjik fiton vemendjen e te gjitha mediave dhe ne 5 vjetorin e tij, albumi me kenget magjike njeh shitje te permasave gjigande ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Gjermani dhe Zvicer. Supersonic merr ekskluzivitetin e botimit ndersa transmetimi i tij realizohet ne TV Klan, RTV21 dhe Radio NRG. Mes 31 kengeve, fitorja shkon ne Kosove, Ema Bytyci. Per here te pare ne historine televizive shqiptare, formohet nje juri vetem me zonja e zonjusha. Presidente – Aferdita Saracini Kelmendi.


Çmimi i Parë: Ema Bytyçi me këngën "Ku je ti"
Çmimi i Dytë: Aleksandër Gjoka me këngën "Kuturu"
Çmimi i Tretë: Albërie Hadërgjonaj me këngën "Ti nuk je"

16 Çmimet e jurisë në festival
* Çmimi "Alternativ" - "Etno Engjejt"
* Çmimi "Magjia e parë" - Floriana Muça
* Çmimi "Paraqitja skenike" - Jonida Maliqi
* Çmimi e "Kantautorit më të mirë" - Pirro Çako
* Çmimi "Koleksioni magjik" - "The Dreams"
* Çmimi "Çesk Zadeja" - Kujtim Prodani
* Çmimi "Millenium" - Eri dhe grupi i balerinëve hollandeze
* Çmimi i Televizionit 21 - Evis Mula
* Çmimi i Televizionit Klan - Julka
* Çmimi i Videoklipit - Alketa Vejsiu dhe Florjan Mumajezi
* Çmimi i Producentëve - Fitnete Tuda dhe Ledina Çelo
* Çmimi i "Jon Music" - Fitnete Tuda
* Çmimi Linda Asociation - Ledina Çelo
* Çmimi Diskografik - "Produkt 28"
* Çmimi i Kritikës - Aleksandër Gjoka
* Çmimi i Tingullit - Ema Bytyçi
* Çmimi i Interpretimit - Albërie Hadërgjonaj
* Çmimi i Publikut - "West Side Family"


Magjia e vitit 2003 u shpall Ema Bytyçi. Këngëtarja nga Prishtina ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Pestë " Kënga Magjike".

Me muzikë të Adrian Hilës, kënga "Ku je ti" ka arritur në votimin mes artistëve pikët më të larta, duke lënë në vend të dytë këngëtarin Aleksandër Gjoka me këngën "Kuturu" me muzikë të Pirro Çakos dhe tekst të Timo Fllokos. Ky çmim i dytë i fituar nga këngëtari Aleksandër Gjoka, që në këtë garë ka fituar edhe çmimin e kritikës, ka vlerën 300 mijë lekë. Ndërsa, në vendin e tretë, është reditur këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila prej vitesh nuk ngjitej në skenën e një festivali. Me muzikë të Adrian Hilës kënga "Ti nuk je" është luhatur dy tre herë, duke dalë në krye të vlerësimeve. Por në fund të leximit të votave, ajo është pozicionuar në vendin e tretë.

Kësisioj ka marrë fund mbrëmë gara e ashpër mes 17 këngëtarëve, të nominuar për natën finale të edicionit të pestë të festivalit "Kënga magjike". 17 të emëruar e kanë vijuar garën e këngës magjike, në spektaklin prej më shumë se 3 orësh. Që të 17 të vlerësuarit me çmime nga juria e këtij festivali, një juri ndryshe nga të gjithë herët e tjera, e gjitha me zonja dhe zonjusha, kanë vijuar garën, duke synuar tre çmimet e mëdha të këtij festivali.

"Etno Engjejt", Floriana Muça, Jonida Maliqi, Pirro Çako, "The Dreams", Kujtim Prodani, Eri, Evis Mula, Julka, Alketa Vejsiu dhe Florjan Mumajezi, Fitnete Tuda, "Produkt 28", Aleksandër Gjoka, Ema Bytyçi, Ledina Çelo, "West Side Family", ishin të 17 nominantët, që kanë interpretuar edhe njëherë këngët e tyre. Por vetëm Ema Bytyçi, Aleksandër Gjoka dhe Albërie Hadërgjonaj kanë prekur këto maja.

Prezantimi i natës finale është zotëruar nga sharmi i aktores së njohur Brigit Nilsen, e cila ka përshëndetur këtë festival me një këngë hit të saj. Vetë Gjebrea, ka rrëfyer historinë e kësaj kënge hit, sesi Brigit Nilsen kishte vënë një paruke, kishte xhiruar videoklipin, dhe pa e njohur askush, ajo ka mbajtur majat e klasifikimeve për një kohë shumë të gjatë.

I konceptuar si jubile, edicioni i pestë i "Këngës Magjike 2003", ka ngjitur në skenë shumë të ftuar të veçantë si këngëtarët Llambris Liverjatos, Natali Art, Kim Luka,etj.

Një festival, ku për herë të parë, hasen vlera të rralla muzikore, këngë që kanë goditur spektatorin që në interpreitmin e parë, një festival, plot me ritme, me ngjyra dhe alternativë. Ky ishte edicioni i pestë i Këngës Magjike, ku 39 këngëtarë shqiptarë që vinin nga Shqipëria,Kosova, Maqedonia,Hollanda, Gjermania, etj., kanë interpretuar krijimet e tyre, e ku seleksionimi i natës finale ka qenë mjaft I vështirë.


Choose star rating

Rating:  4.1 / Votes cast:  9




lyrics.al © 2007 - 2017