A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


08/11/2012 - 10/11/2012
Pallati i Kongreseve, TIRANE
Attendees: Ardit Gjebrea, Olta Gixhari & Armina Mevlani
TV Klan / Radio Klan
Festivali i muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike” mbylli siparin e tij me një mbrëmje gala në të cilën triumfoi, kantautori i njohur Alban Skënderaj me këngën “Refuzoj”.

Gjatë spektaklit janë ndarë 20 çmime, të cilat kanë bërë fitues emra të ndryshëm të muzikës që mundën të ishin në mbrëmjen finale, si Aleksandër & Renis Gjoka, Juliana Pasha, Pirro Çako, Kejsi Tola, Greta Koçi etj.

Gjithashtu mbrëmja ne Pallatin e Kongreseve dhuroi performanca dhe çaste mjaft të këndshme, si nga ana e artistëve ashtu edhe nga prezantuesit Ardit Gjebrea, Olta Gixhari dhe Armina Mevlani.

Natën e parë janë ngjitur në skenë 23 këngëtarë dhe 21 të tjerë gjatë mbrëmjes së dytë të eventit.
Një pjesë e mirë e këngëve kanë ardhur të shoqëruara edhe me performanca e kërcime. Por këngëtarët kemi mundur ti fotografojmë edhe gjatë provave apo netëve të spektaklit.

Spektakli

Ashtu si edhe ne dy netet e para, ne naten finale salla e Pallateve te Kongreseve ishte mbushur plot e perplot. Por nje tjeter rekord ishte arritur dhe nepermjet shikuesve te internetit. Ne naten e dyte ishin regjistruar 470 mije shikues. Kjo pasi ishte hera e pare qe ne Shqiperi nje festival transmetohet live dhe mund te ndiqej ne kohe reale nga te gjithe shqiptaret jashte kufijve. Ne salle nuk munguan ne kete nate as personazhet e njohur te skene edhe ekranit, por njekohesisht edhe personalitet me te larta te shtetit, si Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, Ministri i Kultures Aldo Bumci, dhe shume politikane te tjere. Gjithcka filloi me ngjitjen ne skene te moderatoreve Ardit Gjebrea, Olta Gixhari dhe Armina Mevlani, me nje veshje qe te kujtonin tapete e kuq te Hollivudit. Spektakli, sepse si i tille ishte ideuar kjo nate, startoi me nje ringjitje ne skene, e kthyer ne nje tradite tashme, e fituesit te edicionit te shkuar, dhe ky ishte Redon Makashi. Nje nga surprizat e mbremjes ishte interpretimi i dy shoqerueseve te Arditit, Olta dhe Armina, te cilat jo vetem kenduan por edhe kercyen ne nje koreografi te interpretuar me pare nga Merilin Monro. Nje moment i vecante ishte dalja ne skene e kengetarit te mirenjohur Vedat Ademi, i cili mori edhe cmimin “Best Dance”. Ai ndau me spektatorin dhe beri per here te pare publik edhe emrin e djalit te tij, i cili do te vije ne jete pas nje muaji dhe do te quhet Jonald.

Cmimet

Kantautori Bojken Lako mori Cmimin Tendence te festivalit. Nje rastesi e bukur ishte fakti qe ai rikthehej ne kete festival pas 12 vitesh mungese dhe ne konkurrimin e tij te fundit kishte marre te njejtin cmimin. Bojken Lako edhe pas 12 vjetesh mbetet gjithmone tendence edhe per nje shembull per t’u ndjekur nga shume te rinj. Por nuk kishte si te mos kujtohej ne kete prag feste edhe 100 vjetori i Pavaresise. Nje nga momentet me emocionuese te kesaj nate gjigante, ishte kendimi ne kor i te gjitheve te kenges patriotike “Dua me shume Shqiperine”. Pas me shume se tre ore transmetim, triumfuesi i festivalit Kenga magjike u zgjodh kengetari Alaban Skenderajt. Menyra e votimit, tashme eshte e kthyer ne nje tradite te vleresuar nga vet artistet. njohur nga te gjithe, jane vete kengetaret qe votojne per njeri-tjetrin dhe sigurisht qe kengetaret pjesemarres me votat e tyre kishin menduar qe kenge me e mire e ketij festivali ishte kenga Refuzoj e Alban Skenderaj. Nje fillim i mbare i Albanit ne Kengen Magjike, pasi qe me paraqitjen e tij te pare ne kete festival, rrembeu cmimin e publiku dhe sigurisht edhe cmimin e madh.

Votimi

Votimi ne “Kenga Magjike” ka qene transparent. Ne ekran jane shfaqur bashke me kengetarin tabela me piket e cdo kengetari per 22 piket e para. Pas disa sekondave, me ze te larte, kengetaret kane lexuar 3 kenget qe mendohet se per 3 cmimet e para te cilat kane pasur ne dispozicion, 24, 26 dhe 30, per 3 kenget me te mira, qe secili prej tyre i ka dhene kolegeve, konkurrente ne festival.

Ja çmimet e dhëna gjatë mbrëmjes finale të “Kënga Magjike 2012”:

Vendi i Parë- Alban Skënderaj
Vendi i Dytë- Aleksandër & Renis Gjoka
Vendi i Tretë- Juliana Pasha
Çmimi AMC Fun Page – Kejsi Tola
Best Dance – Vedat Ademi
Çmimi Çesk Zadeja – Era Rusi
Kënga Stil - Stine
Çmimi Televiziv – Rezarta Shkurta
Best FT. – Xhesika dhe Mateus Frroku
Prezantimi skenik më i mirë – Blerta Gaçe
Kantautori më i mirë- Andos
Çmimi i Kritikës – Eliza Hoxha
Çmimi Diskografik- Xhensila Myrtezaj
Çmimi i interpretimit- Rozana Radi
Çmimi Tendencë- Bojken Lako
Çmimi i publikut – Alban Skënderaj
Çmimi Jon Music- Greta Koçi
Çmimi Kontributi Artistik- Pirro Çako
Best Rock- Aleksandër & Renis Gjoka
Çmimi Etno Music- Eli Fara
Best Production- Ermal Mamaqi
Çmimi i internetit-Adrian Gaxha & Florian
Best Vocal- Juliana Pasha


Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  323




lyrics.al © 2007 - 2017