A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Kënga Magjike 1999

Attendees: Ardit Gjebrea
TV/Radio: TVSH / Radio Tirana
Kenga Magjike ideuar nga Ardit Gjebrea, lind ne Nentor 1999 si nje Festival alternativ ne muziken e lehte shqiptare. Ne edicionin e pare marrin pjese artistet me te famshem te kenges dhe rikthehen ne skene pas gati 8 – 10 vitesh emra te rendesishem si Luan Zhegu, Tonin Tershana, Ema Qazimi, Mefarete Laze, Liliana Kondakci e deri tek Presidente e Jurise znj. Anida Take e cila prej 10 vitesh nuk kish prekur skenen e kenges. Mirenjohja ndaj artistes e shtyn producentin Gjebrea t’i drejtohet Presidentit te Republikes, Rexhep Mejdani, i cili dekoron znj. Take ne skenen e Festivalit me medaljen “Naim Frasheri i Arte”. Mes 34 kengeve fiton Festivalin Elsa Lila. Transmetohet nga RTSH, RTV21 dhe 5 radio; Tirana, +2, Club FM, Koha, Stinet. Regjisor i Festivalit ne tri edicione rresht – Pali Kuke.

Festivali “Kenga Magjike” ka nisur atëherë kur muzika e vërtetë shqiptare duhej të rilindte dhe kur më shumë se kushdo, emrat e saj të vërtetë, ikonat e një brezi të tërë artistësh do të ringjallnin vlerat e saj. Të kujtosh sot në skenë Tonin Tërshanën, Luan Zhegun, Ema Qazimin, Myfarete Lazen apo Liliana Kondakçiun, kupton se ky fëmijë i brishtë, që lindi si një nismë e mirëfilltë artistike e producentit Ardit Gjebrea, gjatë gjithë jetës së tij do të mbështetet fuqimisht tek arti i vërtetë. Por sigurisht, festivalit nuk do t’i mungonin as zërat e rinj dhe emra, që në vitin 1999 ishin në fillimet e karrierës së tyre. Elsa Lila ishte një prej këtyre artisteve, që me guximin për të kënduar përballë të mëdhenjve do të merrte mes 34 këngëve edhe shpërblimin e pakrahasueshëm të çmimit të parë dhënë nga një juri profesioniste, e kryesuar nga Anida Take. Këngëtarja rrezëllitëse e muzikës shqiptare do t’i rikthehej skenës pas 10-vitesh mungesë duke marrë jo vetëm emocionet e këngës, por edhe një vlerësim moral. Në skenën e festivalit, ajo vlerësohet me medaljen “Naim Frashëri”, nga vetë Presidenti i Republikës. Por festivali që bashkoi brezat, arriti të bashkonte edhe familjet. Për të parën here, Gaqo Çako dhe Pirro Çako shfaqen në skenë në një duet, që mbetet unik dhe i papërsëritshëm. Producenti dhe prezantuesi i festivalit, Ardit Gjebrea shfaqet në skenë me dy vajza simpatike në krah, dy misse me kurorë, që bashkuan Kosovën me Shqipërinë: Valbona Selimllari dhe Venera Mustafa. Tri netët e festivalit janë përcjellë në ekran nën regjinë e të madhit Pali Kuke, i cili do të vazhdonte të qëndronte në pult edhe në dy edicionet pasuese.


Choose star rating

Rating:  4.1 / Votes cast:  32




lyrics.al © 2007 - 2017