A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Kënga Magjike 2001

Attendees: Ardit Gjebrea & Natalia Estrada
TV/Radio: TVA / Radio +2
Festivali Magjik 2001 sjell ne skene nje emer te njohur te TV Italian, Natalia Estrada, perkrah producentit Gjebrea – prezantues i te gjitha edicioneve. Publiku dhe media e cilesojne ciftin prezantues si me te suksesshmin shfaqur deri atehere ne ekranet shqiptare. Transmetimi televiziv realizohet nga TVA dhe RTV21, si dhe Radio Rash, +2. Fiton Festivalin Rovena Dilo dhe Pirro Cako. President jurie – Vath Koreshi.

Duket se në vitin 2000 bukuroshja gjermane Sabine Blumayer do të krijonte një fenomen, që më pas u kthye në traditë. E kështu ndodhi edhe në vitin 2001, kur tre femra krejtësisht origjinale dhe të ndryshme nga njëra-tjetra, arritën të përcillnin nga skena e Pallatit të Kongreseve emocionet e një festivali shqiptar. Kristen Pizani dhe Brigitte Serveni do të tregonin ndër të tjera edhe aftësitë e tyre për të folur shqip, ndërsa e mirënjohura Natalia Estrada do të shkëlqente me gjithë impulsivitetin dhe energjinë mesdhetare në natën finale, në krah të prezantuesit Ardit Gjebrea. Ky çift, arriti jo vetëm të përcillte emocione të jashtëzakonshme, por të krijonte edhe risi për skenën shqiptare, duke marrë veç duartrokitjeve të publikut, edhe vlerësimet maksimale të mediave. Ashtu si çdo vit, festivalit nuk i munguan as të ftuarit specialë dhe natyrisht pjesë e tij u bënë figura të njohura të muzikës shqiptare, si Liljana Çavolli, Avni e Nina Mula, etj. Juria e kryesuar nga shkrimtari Vath Koreshi, ka vlerësuar me çmimin e parë duetin e Rovena Dilos dhe Pirro Çakos, një këngë që shumë shpejt u kthye në hit.


Choose star rating

Rating:  4.5 / Votes cast:  11




lyrics.al © 2007 - 2017