A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


11/12/2014 - 13/12/2014
Pallati i Kongreseve, TIRANË
Attendees: Ardit Gjebrea, Albi, Marsela, Mateo, Nevina & Rudi
TV Klan & RTV 21 / Radio Klan
Aurela Gaçe dhe Young Zerka janë fituesit e festivalit Kënga Magjike për vitin 2014.
Në një mbrëmje mjaft të bukur në Pallatin e Kongreseve, Kënga Magjike e këtij viti u mbajt me shumë këngëtarë të njohur të skenës që arritën finalen.

Në vend të dytë u rendit kengetari Vedat Ademi, ndërsa vendin e tretë e fitoi Rosela Gjylbegu.

Kënga ritmike “Pa Kontroll” nga Young Zerka dhe Aurela Gaçe fitoi më shumë vota si pasojë e mbështetjes së kolegëve, duke lënë në hije edhe performanca të mira sikur ajo e Gentës me shumë valltare në skenë dhe ekstravagancë.

Ky çmim është një prej shumë çmimeve që fiton Aurela Gaçe në karrierën e saj të jashtëzakonshme, teksa për Young Zerkën është çmimi i parë që konfirmon rrugën e tij drejt majes së skenës muzikore.

Më poshtë gjeni të gjitha çmimet e dhëna:

Çmimet e Kënga Magjike 2014.

Çmimi i Produksionit: Kejsi Tola

Çmimi Artisti i ri më i mirë: Elgit Doda

Çmimi Vokali më i mirë: Renis Gjoka

Çmimi Performanca më e mirë: Orinda Huta dhe Landi i ËSF

Çmimi i Këngës Stil: Rezarta Shkurta

Çmimi Çesk Zadeja: Xhesika Polo

Çmimi Tv Klan: Rovena Dilo

Çmimi i Grupit më të mirë: Bon Bon Band

Çmimi Magjia e parë: Rezarta Smaja

Çmimi Kantautori më i mirë: Klejdi Bahiti

Çmimi Kërcimi më i mirë: Kastro Zizo

Çmimi i Internetit: Çiljeta Xhilaga

Çmimi AMC Vitamina: Erik Lloshi

Çmimi Dueti me i mire: Leonora Poloska dhe Kanita

Çmimi Tendencë: Anjeza Shahini

Çmimi RTV 21: Big Mama

Çmimi Kënga Hit: Aurela Gaçe dhe Ian Zerga

Çmimi i Kritikës: Vedat Ademi

Çmimi Diskografik: Endri dhe Stefi

Çmimi Balada më e mirë: Rosela Gjylbegu

Çmimi i Interpretimit: Genta Ismajli


Choose star rating

Rating:  4.3 / Votes cast:  208




lyrics.al © 2007 - 2017