lyrics.al
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Kënga Magjike 2016

07/12/2016 - 10/12/2016
Pallati i Kongreseve, TIRANË
Attendees: Ardit Gjebrea & Elia Zaharia
TV/Radio: Klan HD / Radio Klan
Rozana Radi ka fituar çmimin e parë në edicionin e 18-të të Këngës Magjike. “Ma thuaj ti”, kënga e saj e fuqishme, e cila për javë me radhë u bë hiti i të gjitha femrave dhe jo vetëm, ia doli të jetë në krye. Pas votave të të gjithë këngëtarëve pjesëmarrës në netët finale, Rozana ia ka dalë të triumfojë. Me plot 1023 pikë, Rozana është diferencuar nga të gjithë kolegët e tjerë.

Çmimin e dytë e fitoi Anxhela Peristeri me “Gënjeshtar”, ndërsa në vend të tretë Arilena Ara me “Nëntori”. Pasi fitoi çmimin Rozana tha: “Faleminderit të gjithëve. Nuk e di a mund ta kuptoni që kam shumë vite që e ëndërroj këtë çmim. Është nata më e lumtur e jetës sime. Faleminderit babit dhe mamit. Faleminderit Elgit Doda”.

Mbrëmja e së shtunës ka qenë një natë e mbushur me çmime. Mes çmimeve të përvitshme, risi këtë vit kanë qenë: Vokali më i Mirë Mashkull dhe Vokali Më i Mirë Femër, të cilët shkuan respektivisht për Valon Shehun dhe Flaka Krelanin. Gjithashtu, këtij edicioni iu shtua edhe çmimi Best Euro Trend, i cili shkoi për Mariza Ikononim.

Ja fituesit e këtij edicioni:
Best Tendence: Alban Ramosaj
Best New Artist: Florian Nazifi
Best Dance: Gerta Mahnutaj
Çmimi Diskografik: Erik Lloshi
Best Performance: Soni Malaj
Best Male Voice: Valon Shehu
Best Female Voice: Flaka Krelani
Çmimi i Produksionit: Eliza Hoxha
Çmimi Kontributi Më i Mirë: Endri dhe Stefi Prifti
Çmimi i Tv Klan: Alar Band dhe Klea Huta
Çmimi Çesk Zadeja: Rosela Gjylbegu
Çmimi i RTV 21: Berkani
Best Duet: Eranda Libohova & Xhesi
Best Artist On Web: Rozana Radi
Kantautori Më i Mirë: Elgit Doda
Best Balade: Arilena Ara
Best Euro Trend: Mariza Ikonomi
Kënga Stil: Era Rusi
Çmimi i Kritikës: Tuna
Çmimi i Interpretimit - Anxhela Peristeri
Kënga Hit: Artjola Toska dhe Bruno

Kënga Magjike 2016 Kënga Magjike

Choose star rating
  Rating:  4.9 / Votes cast:  87



Loading...


Kalendari
22/02/2017

This Week's Poll
   19-25 Shkurt 2017

Kënga Më E Mirë E Noizyt?

  Number 1

  Big Body Benzo

  Gangsta Love

  Gipsy Lover

  Anytime Anywhere

  Çfarë Ti Bëj

Vote