A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Luana Vjollca
  • Origin:
  • Tirane 
  • Residence:
  • Shqipëri 
  • Age:
  • 26
  • Birthday:
  • 2 September 1991
  • Zodiac sign:
  • ♍ Virgjeresha
Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  467
Music genres: Pop

Luana Vjollca is a popular singer. Luana Vjollca është e njohur si moderatore në programe të ndryshme, në një nga televizionet publikë, shqipfolës dhe si këngëtare. Syri i publikut e kapi fillimisht në daljen e saj si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më pas do të vazhdonte karrierën si moderatore në shumë emisione si “Summer Fest”, “Top Fest”, “E Diell” dhe do t`i rikthehej edhe muzikës, pasionit të hershëm. Në sezonin televiziv që sapo u mbyll, Luana pati emisionin e saj Prime Time në Top Channel, “Pa limit”. Fëmijërinë e kaloi në Tiranë, aty ku ende jeton. Edhe pse publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, në fakt radha nuk është e tillë. Luana e ka nisur fillimisht me muzikën karrierën e saj, vetëm se asokohe ishte ende fëmijë. I ka provuar herët ethet e një kompeticioni kur u ngjit në skenë në Festivalin e Fëmijëve bashkë me Marinën, motrën e saj. Luana ka studiuar kanto për dy vite, që kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë dhe 1 vit violinë. Për studime të larta do të zgjidhte diçka larg artit siç është ekonomia. Në vitin 2014 përfundoi studimet Master në Ekonomi. Kulmin e karrierës në televizion do ta shënonte "Pa Limit". Programi i humorit do të shfaqej Prime Time, nën moderimin e Luana Vjollcës përgjatë gjithë sezonit televiziv të 2017-ës. Emisioni derivoi nga një rubrikë e programit të së dielës, “E Diell” dhe u transmetua si një program më vete. Edhe në “E Dielli” rubrika moderohej nga Luana. Në të njëjtin program moderatorja ndër vite ka pasur rubrika të ndryshme si “Të Çmendur Pas” dhe “Dueli i Heshtur” të realizuar gjatë sezoneve 2015-2016. Është e gjatë lista e pjesëmarrjes në programe të ndryshme, në të cilat më së shumti ka qenë protagoniste. Në programe si “Top Fest” dhe “Summer Fest” ka qenë e shoqëruar në bashkëprezantim nga e motra, Marina. Në kompeticionin muzikor “Top Fest”, ka prezantuar nga viti 2010 në 2014-ën, kurse në “Summer Fest” nga viti 2012 në vitin 2015, pra për 4 sezone radhazi. Për 6 vite Luana dilte çdo mbrëmje pas edicionit qëndror të lajmeve në “Top Channel” për të prezantuar motin, nga 2009-ta deri në 2015-ën. Luana ka qenë për 2 vite imazh i “Digitalb” dhe i disa kompanive të tjera, por për kontrata afatshkurtra. Karriera e saj muzikore është e pasur me videoklipe.

Në vitin 2013, Luana Vjollca publikon këngën "Tërbohu".

Më datë 5 Mars 2014, Luana Vjollca publikon videoklipin "Askush S’do Ta Besojë". Muzika e këngës u punua nga Elgit Doda, teksti u shkrua nga Olti Curri. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Luana Vjollca merr pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Më datë 22 Korrik 2014, Luana Vjollca publikon videoklipin "Luanët", në bashkëpunim me Dj Blunt & Real 1.

Më datë 14 Mars 2015, Luana Vjollca publikon videoklipin "E Jemja". Muzika e këngës u punua nga Big Bang, Stash, ndërsa për orkestrimin u kujdes Big Bang, Stash. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 20 Korrik 2015, Luana Vjollca publikon videoklipin "Tirana Lifestyle", në bashkëpunim me Getoar Selimi. kënga pati një impakt të fuqishëm te njerëzit, aq sa do të shndërrohej në një shprehje të përditshmërisë titulli i kësaj kënge.

Më datë 17 Qershor 2016, Luana Vjollca publikon videoklipin "Ai". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Getoar Selimi.

Më datë 23 Nëntor 2016, Luana Vjollca publikon videoklipin "Je Veç Ti". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Yll Limani. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 12 Korrik 2017, Luana Vjollca publikon videoklipin "Benzina". Me këtë këngë, Luana Vjollca merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Më datë 8 Qershor 2018, Luana Vjollca publikon videoklipin "Mi Dhe Flake Mallit Tim", në bashkëpunim me Bujar Qamili.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Adrian Gaxha

(Her ex-boyfriend)

Instagram

Account

SnapChat

Account

Twitter

Account

Facebook

Profile

Youtube

Channel

Youtube

Channel

Official

Webiste

Add New

Official Profiles


More news about Luana Vjollca »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018