A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

Vdekja Në Rini

E sëmurë jam nënë
e sëmurë jam shumë
lotët e mia nënë
rrjedhin sikur lumë.

E sëmurë jam nënë
e shpëtim nuk kam
thirrma nënë të dashurin
kur të vdes ta kem pranë.

shumë e re po vdes
dheu më mbulon
a do të më harroni
apo dikush më kujton.

A më shikoni nënë
sa shumë po lëndoj
e s6mundja e shkretë
gjithë po përparon.

Jam shkrirë e jam tharë
vetëm në lëkurë kam mbetë
shpresa ime nënë
është këputë për jetë.

Thirrmi nënë shoqet
ti shoh edhe një herë
sepse unë nënë
nuk jam më në këtë pranverë,

Po të porosis nënë
për mua mos derdh lotë
kur ti shiqosh shoqet
mua më kujto.

Në varr kur të më qoni
dashnori le të më lëshoj
brenda në terr të zi
dheu të më mbulon.

Shko i dashur ti
në atë vend të gjelbëruar
shiqo vendet i dashur
ku i kemi kaluar.

Gjithë anët dritë
brenda terr i zi
më lëshoi shpirti
mua në këtë rini.

Me dashnoren tjetër
ti kur të shkosh
kalo asaj ane
që mua të më kujtosh.

Lamtumirë të gjithve
lamtumirë për jetë
se smë premton kush
varri hapur më pret.

- poem written by Lulzime Rexhepi


- Submitted by LulzimeR -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  20





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018