A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Melinda Ademi
  • Origin:
  •  
  • Residence:
  • Sh.B.A. 
Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  27
Music genres: Pop R&B

Melinda Ademi is a popular singer. Ka befasuar jo vetëm jurinë e spektaklit të famshëm televiziv ‘American Idol’ por edhe mbarë shikuesit, jo vetëm për zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe për historinë që bart. 16-vjeçarja nga Kosova Melinda Ademi, ka rrëfyer historinë e saj që kur familja vendosi të largohej nga Kosova, gjatë luftës e deri tek ëndrrat për t’u bërë një këngëtare e madhe. Në videon e shfaqur nga ‘Fox TV’, vajza tregon për momentet e largimit të saj nga Kosova ndërsa ishte mjaft e vogël, megjithëse mban mend shumë mirë të shtënat. Ndërsa nëna e saj, nuk i mban dot lotët kur kthehet pas në kujtime duke treguar se ishte mjaft e vështirë të lije pas gjithçka. ‘Por si mund të rrisësh fëmijët në mes të luftës’- thotë ajo. Fitues të llotarisë amerikane, Melinda bashkë me prindërit, dy motrat dhe vëllain, e nisën jetën nga e para duke nisur kështu ëndrrën e tyre amerikane dhe duke bërë Amerikën shtëpinë e tyre. Megjithëse ishte e vështirë, ata ia dolën mbanë. E tani, Melinda është një prej konkurrenteve që spikat në ‘American Idol’, dhe që la pa fjalë anëtarët e jurisë Steven Tyler dhe Jeniffer Lopez ndërsa e pyetën me kuriozitet se nga vjen emri i saj i veçantë. “Nuk është e mundur të ketë një yll të tillë nga Kosova, por ja se e vërteta është se një yll qëndron para syve të mi’- ka thënë Steven Tyler. Pasi ajo këndoi këngën e saj, juria i uroi mirëseardhje në Hollywood me duartrokitje dhe buzëqeshje.

Më datë 20 Nëntor 2015, Melinda Ademi publikon videoklipin "Purr".

Më datë 28 Maj 2018, Melinda Ademi publikon videoklipin "Lulija", në bashkëpunim me Seven.

Më datë 21 Korrik 2018, Melinda Ademi publikon videoklipin "Lej".

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Instagram

Account

Youtube

Channel

Twitter

Account

Facebook

Profile

Add New

Official Profiles

More news about Melinda Ademi »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018