lyrics.al
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Biography



Tags: Nexhmije Pagarusha, Nexhmije Pagarusha


Choose star rating
  Rating:  4.4 / Votes cast:  51


Nexhmije Pagarusha

Origin: Pagarushë (Malishevë)  
Residence:  
Age: 83
Birthday: 07 May 1933
Zodiac sign: Demi
Music genres: Easy Listening
More genres: Pop Traditional

Nexhmije Pagarusha is a very famous singer. Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera "Këngëtare e Shekullit".Këndon që nga vitet e'50.Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera . Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër. Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë. Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu. ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë. Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë. Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë. Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005". Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.

» Edit Bio »

Submissions by:  arsimdiber  



Loading...


Kalendari
23/02/2017

This Week's Poll
   19-25 Shkurt 2017

Kënga Më E Mirë E Noizyt?

  Number 1

  Big Body Benzo

  Gangsta Love

  Gipsy Lover

  Çfarë Ti Bëj

  Anytime Anywhere

Vote