A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Nota Fest 2008

08/11/2008 - 08/11/2008
Salla Univerzale, SHKUP
Attendees: Premtime Zylali & Rini Useini
TV/Radio: MRT / Radio Shkupi
Festivali i kenges se lehte te gjuhes Shqipe Nota Fest eshte mbajtur te shtunen me 15.11.08 ne sallen "Univerzal" ne Shkup dhe u moderua nga Premtime Zylali dhe Rini Useini. Ne Festival u paraqiten gjithsej 20 kenge. Fituese e festivalit te katermbedhjete "Nota Fest 2008" eshte kengetarja debutuese Jehona Iseni, e cila u paraqit ne skene si e para fundit me kengen e titulluar "Diskrecion".

"Te them te drejten para fillimit te festivalit kam pas ne vete nje vete besim se do te mund te jem fituese e ndonjerit prej shperblimeve, por jo edhe te shperblimit te pare nga publiku. I gjithe ekipi jemi munduar qe te dalim ne kete festival me nje kenge te re, e cila do te mbane ne vete te gjitha kriteret e nje kenge te shkelqyeshme dhe si duket kete qellim edhe ia dolem", tha Jehona.

Nderkohe, edhe organizatoret e festivalit u ndane te kenaqur nga rrjedha e ketij festivali. "Jemi shume te kenaqur nga menyra e organizimi te ketij festivali, planet e organizimit jane prishur pak per shkak mos ardhjes se dy te ftuarve special Besa Kokedhima nga Shqiperia dhe grupi Elita 5, ku kengetari i tyre ishte i semure shume dhe mungesa e tyre ishte e arsyeshme. Edhe mysafiret te tjere te cilet ishin nga Hungaria, Bullgaria etj u ndane shume te kenaqur", tha Agim Ismaili. Organizatori i ketij festivali edhe njeheresh faleminderoi te gjithe sponsoret, ne mesin e te cileve ishte edhe gazeta "Koha", e cila edhe kishte bere perzgjedhjen e cmimit - teksti me i mire i Festivalit.

Fitues te cmimeve:

Çmimi i pare i publikut: Jehona Iseni "Diskrecion",
Çmimi i dyte i publikut: Sejlani
Çmimi i trete i publikut: Goni Pasioni
Çmimi special si kompozim me i mire dhe mendimi i jurise: Olta Boka
Orkestrimi me i mire: Valon Gashi
Interpretimi me i mire: Lulefjolla Rufea
Debutuesja me e mire: Jehona Iseni
Teksti me i mire: Elis Bend dhe Arta Memedi
Fitues i televotingut: Goni Pasioni
Paraqitja me e mire skenike: Aurel Amzai


Not Yet Rated
 



Loading...


Kalendari
24/01/2017
Happy Birthday Happy Birthday:
Gaqo Çako
Gaqo Çako
82 vjeç
R.I.P.     Rest In Peace:
Nikolla Zoraqi
Nikolla Zoraqi
(1929-1991)

This Week's Poll
   22-28 Janar 2017

Kush Ju Pëlqen Më Shumë?

  Dhurata Dora

  2po2

  Majki

  Capital T

  Dafina Zeqiri

  Gent Fatali

Vote