Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Nota Fest 2006
TV/Radio: MRT / Radio Shkupi
Nota Fest 2006 e mbylli finalen e saj si një spektakël i vërtetë duke ndarë edhe cmimet për këngët me të mira.

Në natën finale u ngjitën në skenë e edicionit të 12 mbarëkombëtar të nota fest 25 këngëtarë midis të cilëve edhe të ftuarit specialë nga Shqipëria Alban Skënderaj dhe Rovena Stefa, grupi Engjujt dhe Nora Istrefi nga Kosova.

Pasi dëgjoi të gjitha këngët dhe interpretimet, juria e festivalit vlerësoi si zërin më të mirë këngëtaren Adelina Qerimi.

Cmimin special e mori këngëtarja nga Tirana Besa Kokëdhima, ndërsa sponsori kryesor i festivalit i dha çmimin e tij këngëtarit Bekim Rexhepi. Ky i fundit mori njëherësh edhe çmimin e dytë për tekstin më të mirë të këngës.

Çmimi i tretë ishte për Adelina Tahirin, ndërsa fitues i festivalit të 12-të ‘Nota fest” e mori këngëtari Agron Kalici.

Ky vlerësim u prit mjaft mirë edhe nga spektatorët që ndoqën spektaklin në sallë.

Sipas drejtorit të festivalit Agim Ismaili, edicioni I 12 nota fest, ishte i pari me këtë hapje gjeografike ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

E veçanta në vlerësimin e fituesve të këtij edicioni, ishte se fituesit e tre vendeve të para u përcaktuan nga publiku ndërsa çmimet e tjera nga një juria e muzikantëve.

Cmimet e fituara:

Çmimi i Parë - Besa Kokëdhima
Çmimi i Dytë - Agron Kalici
Çmimi i Tretë - Adelina Tahiri


Çmimi Special - Besa
Çmimi i Sponzorit - Bekim Rexhepi
Çmimi "Best Vokal" - Adelina Qerimi
Çmimi i Tekstit më të mirë - Bekim Rexhepi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  3




lyrics.al © 2007 - 2017