Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #



05/11/2004 - 06/11/2004
Salla Universale, SHKUP
TV/Radio: MRT / Radio Shkupi
Me 5 dhe 6 Nentor ne sallen Universale ne Shkup u mbajt festivali i dhjete me rradhe "Nota Fest" 2004. Programi i sivjecshem eshte i konceptuar ne menyre te atille qe t'i pergjigjet ketij jubileu mjaft te rendesishem. Ne mbremjen e pare te festivali te ashtuquajtur si "Mbremja e Yjeve" u prezantuan yjet me te medha te estrades te cilet njekohesisht kane kenduar, kane fituar ose kane qene te shperblyer nga Nota Fest-i. Me 05 Nentor para publikut u prezantuan Selami Kolonja, Miranda, Tuna, Adrian Gaxha, Shpat Kasapi, Besiana Mehmeti, Leonora Poloska, Armend Rexhepagici, Aida Baraku, Arian Kerliu, Nexhat Suma, Mimoza Kasapi, Elita Reci, Saranda Ymeri, Ardit Stafaj, Xhepat e Zbrazet, Severxhane Laci, Ermal Fejzullahu, Agim Poshka, Grupi Boom dhe Foleja. Per ata te cilet do te jene ne salle si dhe para ekraneve televizive jane te pergatitur edhe te papritura te tjera.

Ne mbremjen e dyte te Festivalit me 06 Nentor u prezantuan 24 kompozime te reja. Kete vit Festivali shenoi nje rekord te vecante. Ne konkursin e sivjecshem u paraqiten nje numer i madh i kengeve nga Maqedonia, Kosova, Shqiperia si dhe Diaspora. Per momentin komisioni seleksionues eshte duke i shqyrtuar te gjitha kenget te cilet kane arritur ne adresen e Festivalit dhe se shpejti do te dali me listen e kengeve finaliste. Duke pasur parasysh kualitetin e kengeve spektatoret ne salle si dhe ata para ekraneve televizive do te ndjekin nje spektakel te vertete.

Menaxheri i Festivalit u perkujdes qe te siguroje edhe emra te njohur te estrades te cilet do te prezantohern si te ftuar special te Festivalit dhe me kete do te nderojme publikun dhe Nota Festin. Ne mbremjen finale para publikut si te ftuar special ishin Ledina celo dhe Redon Makashi.

Shitja e biletave filloi qe javen e dyte te tetorit, per shkak te interesimit te madh te treguar ndaj spetaklit te ketij viti.

Transmetimi u realizua nepermjet valeve te ketyre stacioneve televizive TV 21, MTV 3, TV Era, TV Festa, TV Koha, TV Gurra, TV Kaltrina dhe TV2 ne oren 20:00 ne datat 5 dhe 6 Nentor.


Kengetaret pjesmarres me 5 Nentor:
1. Selami Kolonja
2. Nexhat Suma
3. Miranda
4. Armend dhe Aida
5. Agim Poshka
6. Arian Kerliu
7. Adrian Gaxha
8. Besiana Memeti
9. Tuna
10. Shpat Kasapi
11. Saranda
12. Xhepat e zbrazeta
13. Boom
14. Sevi
15. Elita Reci
16. Ermal Fejzullahu
17. Shekulli i dreqit
18. Ardit Stafaj
Te ftuar special: Redon Makashi dhe Gili

Me 6 Nentor, moren pjese keto kengetare:
1.Lendita Selimi
2.Rikthimi dhe Dinus MC
3.Shpresim Zylbehari
4.Pandora Jorga
5.Tergita Gusta
6.Kabil Keca
7.Bajram cupi
8.B.B.Poci
9.Syri i shqiponjes
10.Vlera Jusufi
11.Bertan Arsllani
12.Emira Ademi
13.Anxhela Peristari
14.Big mamma feat.Ardit Stafaj
15.Azra Jakupi
16.grupi ATA
17.Ganimete Salihi Gana
18.A.D.X
19.Guximtar Rushani
20.Valon Suma
21.Malsori
22.Mariza Ikonomi
E ftuar speciale: Eleonora Jakupi

Kenga fituese e ketij Festivali u shpall: Ishe Agresiv e kenduar nga grupi
Big Mamma feat. Ardit Stafaj.


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  5




lyrics.al © 2007 - 2017