Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Olsa Pema - Cigarja Në Buzët E Tua


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1

Music by:

Nonda Kajno

Lyrics by:

Irma Kurti


Ti një cigare mban në buzë,
tymi i saj më mbulon lehtë,
shikimi yt ngulur diku
dhe asnjë fjalë me mua s’flet.

Valixhja hesht tej në një cep
më pret për udhëtimin tim,
jashtë dielli ngroh dhe është pranverë
por në këtë dhomë fryn erë dhe shi.

Refreni:
Koha ikën si e çmendur
ndaj leksion nuk të mbaj dot,
dua vetëm larg të tretet
mërzitja e kotë.

Nesër nisem përtej detit,
vallë distanca të frikëson?
Ndjenja s’është dëborë që shkrihet
sapo bie në tokë.

Bisedën tonë jo,
s’di nga t’ja nis,
rreth nesh ka plot
mjegull dhe ngricë,
mjegull dhe ngricë.
Cigaren fike
të bëhet prush dhe hi,
fjala “të dua”
të digjet në buzë.

Strofa e dytë:
Unë do të jem një pikë lot
që nën qerpik fshihet ngadalë,
unë do jem tek ajo pemë
ku ty të dhashë puthjen e parë.

Do t’më gjesh ti tek një muzg
që çdo prag mbrëmje prisnim bashkë
dhe pritja s’do të lërë pagjumë,
nuk do të zgjatet si litar.





Disqus Comments




lyrics.al © 2007 - 2017