lyrics.al
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Sorry, this page is available in albanian only.

Mbi 25.000 shqiptarë vizitojnë faqen TeksteShqip.com çdo ditë. Shumë artistë e konsiderojnë faqen tonë një platformë promovimi, duke zgjedhur kështu një mënyrë të thjeshtë dhe tërësisht falas për tu afruar me atë pjesë të publikut që zbulon të rejat në muzikë vetëm me anë të faqes tonë. Ne kontribojmë të perhapim fjalën me anë të portalit teksteshqip.com, versionit anglisht Lyrics.al, versionit mobile cel.teksteshqip.com, por edhe duke përdorur profilet tona në rrjetet sociale FaceBook dhe Twitter. Ftojmë artistë, menaxherë, shtëpi diskografike, autorë këngësh apo dhe fansa të zjarrtë, të mbajne profilin e këngëtarëve në teksteshqip sa më të azhornuar dhe të ndihmojnë në promovimin e këngëtarëve, videoklipeve, albumeve, këngëve në mënyrat e shpjeguara në vijim:

Promovimi i një artisti/grupi:
Për të promovuar një artist/grup, mund të shfrytëzoni artikujt apo intervistat eskluzive që publikohen çdo ditë në teksteshqip. Në bashkëpunim me gazetarë të ndryshëm, teksteshqip ka krijuar një hapësirë gjithmonë e më të pasur për lajmet dhe intervistat nga bota e showbizit shqiptar. Lajmet publikohen në faqen kryesore dhe menjëherë shpërndahen në RSS, FaceBook dhe Twitter. Për të dërguar një lajm po për të realizuar një intervistë në bashkëpunim me stafin tonë, ju lutemi të na kontaktoni në FaceBook. I vetmi kusht është që artisti në fjalë të ketë marrë pjesë në ndonjë nga festivalet kryesore shqiptare ose të ketë realizuar të paktën një videoklip zyrtar me një nga videoproduksionet më të njohura shqiptare. Një mënyrë tjetër promovimi është edhe rubrika e re "FOTO FOKUS", në të cilën publikohet një foto e re dhe e veçantë, e shoqëruar me një artikull të shkurtër në të cilin komentohet kjo foto.

Promovimi i një videoklipi:
Teksteshqip është një portal ku me mijëra persona në ditë informohen mbi videoklipet e fundit që publikohen. Japim lajmin për një klip të ri në momentin që ai publikohet dhe e përhapim në RSS, Facebook dhe Twitter. Lajmi mbetet në faqen kryesore për rreth një javë. Ndodh që disa klipe i zbulojmë me vonesë ose nuk i publikojmë vetem sepse neglizhohet të përdoret edhe teksteshqip për të promovuar klipin. Të shikosh një video në teksteshqip është njësoj si ta shikosh në youtube sepse klikimet numërohen edhe kur video e Youtube, shikohet në një faqe tjetër. Këtë vit kemi hapur edhe rubrikën "VIDEO FOKUS", ku me anë të një artikulli të shkurtër që mund të dërgoni, ne i japim më shumë hapësire promovimi një videoklipi të ri. ArkivaShqip ka vendosur të bllokojë në faqet e internetit videot e artistëve. Kjo shkon ndesh me fjalën "promovim" dhe videot të cilat nuk mund të shikohen në teksteshqip, e kemi të pamundur ti promovojmë.

Promovimi i nje albumi:
Për 2 vjet, u publikuan mbi 2.000 albume me tekste dhe video (jo mp3) dhe pasurimi i këtij arkivi vazhdon çdo ditë duke i dhënë përparësi albumeve më të reja. Për të dërguar dhe promovuar nje album të ri, në faqen e artistit/grupit, klikoni mbi "Albume" dhe ndiqni udhëzimet. Njoftimi për albumet e reja mbetet në faqen kryesore për rreth 2 javë dhe shpërndahet nëpërmjet RSS, FaceBook dhe Twitter.

Publikimi i një kënge:
TeksteShqip publikon çdo këngë të realizuar nga artistë shqiptarë. Për të dërguar një këngë që nuk është në teksteshqip, Kliko këtu. Teksti i këngës dhe një video nga youtube, janë shumë të rëndesishme për ta bërë këngën sa më të dëgjuar ne teksteshqip. Me dhjetëra tekste shkruhen çdo ditë dhe arkivi po kompletohet për ditë e më shumë, por për disa këngëtarë, tekstet akoma mungojnë dhe kjo ndikon negativisht për ta në renditjet e teksteshqip.

Së shpejti do jetë mundësia që artistët të ftojne fansat nëpërmjet teksteshqip për një koncert apo event të ardhshëm...

Loading...


Kalendari
28/02/2017
Happy Birthday Happy Birthday:
Big Mama
Big Mama
31 vjeç
Morena Dyli
Morena Dyli
27 vjeç
Enver Petrovci
Enver Petrovci
63 vjeç
R.I.P.     Rest In Peace:
Dr. Flori
Dr. Flori
(1979-2014)
Emmy
Emmy
(1989-2011)

This Week's Poll
   26 Shkurt - 4 Mars 2017

Cilën Këngëtare Adhuroni?

  Rihanna

  Adele

  Beyonce

  Taylor Swift

  Katy Perry

  Rachel Platten

Vote