Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Qemal Kertusha

Origin: Durrës
Age: 85
Birthday: 27 October 1931
Zodiac sign: Akrepi

Music genres: Easy Listening

Qemal Kertusha is a popular singer. Qemal Kertusha përfshihet në lëvizjen amatore artistike të qytetit qysh në vitin 1946. Në vitin 1948 është pjesëmarrës i filarmonisë shqiptare në Tiranë. Në vitin 1951 pjesëtar i ansamblit të ushtrisë. Pasi kryen shkollën e mesme në vendlindje,në periudhën 1951 – 53 studion për kanto me padagoge Artisten e Popullit Marie Kraja. Kthehet në qytetin e lindjes dhe inkuadrohet si aktor në teatrin “A.Moisiu”. Me krijimin e estradës profesioniste kalon si këngëtar profesionist dhe jep shfaqje në të gjitha skenat e vendit. Me një zë krejt të veçantë dhe me mundësi të pakufizuara vokale, diapazoni i tij shtrihet nga muzika popullore, muzika e lehtë, romancat, kënga partizane, kantata e deri tek ajo më e vështira, opera. Në vitin 1962 është pjesëmarrës i festivalit të parë të këngës në Radio, ku nderohet me çmime për të tria këngët; “Fëmija i parë”, “Vashëzo” dhe “Mos më qorto”. Më pas vijon me cmimet e fituara në shtatëmbëdhjetë festivale rresht. Në vitin 1963 ai pregatit dhe jep me sukses të parin koncert recital me këngë nga festivalet e muzikës së lehtë. Në vitin 1968 merr pjesë në operan “Bijtë e Skëndërbeut”. Duke parë vlerat e mëdha artistike dhe njerëzore të tij, në vitin 1968 i akordohet titulli “Artist i Merituar”. Është fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër. Të bujshme kanë qenë koncertet e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku është pritur mjaft ngrohtësisht nga vëllezërit tanë të një gjaku.

Në repertorin e tij numërohen mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana. Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit. Tashmë pas propozimit të bërë, Kërtusha pret të miratohet titulli “Mjeshtri i Madh i Punës”. Qemal Kërtusha ka qënë dhe mbetet një figure emblematike e këngës durrsake por jo vetëm i Durrësit! Këngët e tija kanë ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve dhe qindra të tjerëve në skenat e vendeve të ndryshme të botës ku ka kënduar, siç thotë dhe vetë në rreth 12 gjuhë të ndryshme.

Në fillim të viteve '60, këngëtari Qemal Kërtusha kishte arritur apogjeun e suksesit te vet muzikor duke u dalluar si një nga figurat më të shquara të muzikës së lehtë dhe të këngeve popullore. Në një bilanc që mund ti bëjmë 80 viteve të tij, rezulton se ai ka prekur skenat e shumë vendeve, më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri. Për herë të parë në skenë është ngjitur me grupet amatore të qytetit të tij të lindjes, Durrësit. Më pas me Ansamblin e Ushtrisë në vitin 1955 ai ka pasur një axhendë shfaqjesh në Kinë, Mongoli, Kore, Vietnam, ish Bashkimin Sovjetik, ku edhe ka marrë vlerësime të medha. Më tej, në vitin 1968, me Ansamblin shtetëror të Këngëve dhe Valleve ai ka korrur duartrokitje në Rumani e Bullgari, ndërsa në vitin 1970 ai vazhdon me sukses në Turqi, Algjeri, Marok e Egjipt. Shtypi i atyre vendeve ka shkruar me superlativa për këtë surprizë nga Shqipëria e izoluare asaj periudhe, i cili nëpërmjet zërit të tij afirmoi edhe zërin e atdheut të vet, njëkohësisht.

» Edit Bio »


Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  13






lyrics.al © 2007 - 2017