A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Live Video

Video Link

Revolt Klan - Fillim I Ri


Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  12

Fans' Comments

No Comments 🔥🔥

28/09/2014

2014-09-28T21:29:23

Lyrics:

Florian Zyka

Music & Arrangement:

Enis Mullaj

Participating in

Kënga Magjike 2014


Jeta duket shume e thjeshte po ndonjehere nuk e kupton
Pse rreth teje ben shume ftohte ndersa dielli po ndricon
Mbase gjerat qe degjon, apo fytyrat qe shikon
Te bejne te ndihesh si nje zog i vogel qe fole kerkon
E prandaj dhe shpirti im iken dhe vrapon tek ti
Mund te jem zero pa typor me ty bashke behemi nje
Une e di qe jemi larg se rrugen e jetes na kane ndare
Por cdo rruge e gjate fillon duke bere hapin e pare

Sonte, dua ta di
Pse mure te padukshem po na ndajne
E zemrat prap, pse po qajne
Pse dikush luan, me fatet tane

Sa shume stine pa dashuri
Sa mengjese pa njeri
Ne jeten tone do kalojme, e do shikojme sa ta kuptojme

Se ka shume endrra dhe vetmi
Ne syt e tu ne syte e mi
Dashuria sot mungon, sot mungon, sot mungon

Por e nesermja do te vije
Do te vij si nje fillim i ri
Dhe gjithcka qe neser vjen
Fillon tani
Se cdo dite eshte nje mundesi
Mundesi per nje fillim te ri
Nese botes i buzeqesh
Ajo do te buzeqesh si ti

Jeta eshte shume e cuditshme ndonjehere nuk e kupton
Pse shume hije rrotull teje gezojne kur ti deshton
Sa me i madh te jete suksesi me e madhe eshte urrejtja
Me e veshtira eshte te jeshe, e te mbetesh prap vetvetja
Prandaj dhe shpirti im iken fluturon tek ti
Per te ndjere qetesine e humbur ne keto vite me stuhi
Kaq shume zera dhe kujtime per ty flasin brena meje
E nese ti do i kerkosh, une gjithmone do rri prane teje

Zemer, ma thuaj ti
Sa shekuj humbem ne - te ndare
Dhe pse larg ndihemi prap
Sa ndryshe jemi sa shume ngjajme

Edhe ne erresire - nese jemi bashke - me beso
Shpresa si nje flake do ndizet te ndricoje jeten tone






more...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018