A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Rifat Berisha
  • Age:
  • 65
Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  103
Music genres: Rhapsodic Traditional

Rifat Berisha is a popular singer and songwriter. Rifat Berisha është rritur, edukuar dhe frymëzuar me këngën e Dukagjinit, e cila nga shekulli në shekull ka bërë lidhjen gjenetike të shartimit të këngës dhe melosit të Malësisë të Tropojës, Kukësit e Bajram Currit, duke e njëzuar atë me këngën e Dukagjinit, e cila ka gjetur shtrirje deri thellë në Anadrin e në Drenicë. Këngëtari i mirënjohur, Rifat Berisha në repertorin e këngëve të tij ka kënduar dhe këndon këngë atdhetare, historike, këngë të trimërisë, këngë të dashurisë dhe këngë me motive të tjera, të preferuara nga dëgjuesit.

Duke qenë i frymëzuar dhe i edukuar me muzikën e trevës ku jeton, ai ka pasur fatin e mirë se është rritur në një trevë, e cila ka dhënë rapsodë shumë të njohur të një konkurrence shumë të fortë si, Dervish Shaqa, i cili ka ushtruar ndikimin më të madh te të gjithë rapsodët shqiptarë, jo vetëm të kësaj ane, dhe jo vetëm të kohës së tij, pastaj kënga e Lan Dobrës, Bajrush Dodës, Augustin Ukajt, Shaqë Avdisë, Nimon Mushkolajt e shumë të tjerëve. Me zërin e tij karakteristik, intonacionin reflektues, fuqinë dhe melodicitetin e timbrit të zërit burrëror, ai ka krijuar stilin e tij origjinal, duke sintetizuar shumëllojshmërinë e akordeve popullore, e cila është pasuruar nga brezi në brez, për të arritur deri në ditët tona me traditën e pastër muzikore, tipike shqiptare.

Rapsodi, Rifat Berisha, kur këndon solo, në duet apo në grup shquhet me karakteristikat tipike të këngës së Dukagjinit, duke i qëndruar besnik trashëgimisë folklorike të rajonit, si bazë elementare mbi të cilën ka krijuar stil dhe origjinalitet, pa ndier nevojë për të thyer barrierat e zonave apo provincave, meqë begatia dhe laramania folklorike e trevës së Dukagjinit është mjaft e begatshme. Vlerësoj se këngëtari, Rifat Berisha ka vepruar mirë në këtë drejtim, meqë në këngën e tij në rrafshin e këndimit të saj, ka prezantuar dhe prezanton një zonë shumë të pasur me këngë, ku konkurrenca ka qenë dhe po mbetet shumë e fortë, meqë në Dukagjin, përveç Rifat Berishës shquhen edhe një mori këngëtarësh të njohur, në Kosovë e më gjerë.

Në vitin 2001, Rifat Berisha publikon albumin "Rrushe Mori Rrushe".

Në vitin 2011, Rifat Berisha publikon albumin "Kenga E Trimave Qe Nuk Harroet".

Në vitin 2011, Rifat Berisha publikon albumin "Rreth Flamurit Me Nje Za".

Në vitin 2012, Rifat Berisha publikon albumin "100 Vjet Ne Pavarsi".

Në vitin 2015, Rifat Berisha publikon albumin "Gyrbetqari".

Në vitin 2016, Rifat Berisha & Mehdi Berisha publikojnë albumin "Potpuri".

Në vitin 2016, Rifat Berisha publikon albumin "Pak Shetita Ku U Rrita".

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  shala  




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018