A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për 17 Shkurtin

17 Shkurti

Ditë e bardhë agoi për ne
Për këtë komb e për këtë dhé
Tash dhjetë vjet kemi atdhe
T’ia lëmë vuajtjet historisë
Faqe t 'mbarë sot kemi nisë
Erdhi Ditë e Pavarësisë

Lum për ne çfarë pritëm sot
Rrëkajë me gjak e larë me lot
fat, kjo ditë na bën të gëzuar
Qindra vjet kemi luftuar
Mos dhashtë Zoti për t’u harruar

Qeshni, pllaja, fusha e kodra
Bjerë lahutë dhe ju, o lodra
Kombi ynë nuk shuhet kurrë
Se kem shqipen në flamur

Kjo Ditë Shkurti, Shtatëmbëdhjetë
Qoftë bekuar jetë më jetë
Por një gjë e kem nga t 'parët
Mos t’harrojmë gjakun dhe varret

Mjer ai bir që e harron
Se askush të ndarë s'na don
Gjëma brezat na i mallkon
S'do ketë kush se çfarë këndon

Gjithandej, o ju shqiptarë
Një uratë, për ditë të mbarë
Për gjak shqipeje, në damarë
Me kësmet n 'Bashkim Kombëtar

- poem written by Sahit Shala


- Submitted by SahitShala -

Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  1415





Kjo faqe përdor cookies. Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018