A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Official Video

Video Link

Sali Mani - Gezim Te Madh Ka Sot Malesia


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  3

19/02/2015

2015-02-19T22:38:36

Gëzim te madh ka sot Malsia
dhuratë t‘madhe i dha partia
Solli ujë boret prej bjeshkës
gzimi i ujit ashte gzimi jetes
E n‘ket gzim qe ka Mishkodra
ka ardhe shoku Enver Hoxha
Krah per krah e dore per dore
po hedh valle me malsore
Jehon maja e Veleçikut
hidhet vallja n‘fushe t‘Koplikut
Jehojne fusha male kodra
gezim te madh ka sot Mishkodra.

Nanat tona rrinë mendohen
vujtje t‘mdhaja u kujtohen
Ishin t‘reja ato atehera
kur ngarkonin n‘shpinë buljera
Dhe kerkonin ne Malsi
n’pusa t’shterrun ujë me pi
Vinte vera dielli digjte
para kohe çdo gja u piqte
Thahej misri gjethi e bari
thahej buza e çdo fshatari
Sot vërshon ujsjellsi i ri
fshat per fshat neper Malsi.

Uje me bukë dikur nuk çmohej
kur nji djale donte t‘martohej
S‘pyetej shume çfar djalit ishte
por muslluk e pus a kishte
Keshtu vujtem ne per uje
se regjimi ishte i huj
Por nji dite lindi partia
n’drite per jete doli Shqipria
T‘mirat rrodhen varg e vi
si ujsjellsi jone i ri
Hidhet vallja gjemon lodra
krenari e gzim ka Shkodra.

Ashte zakon me ngrit dolli
n’dite gëzimesh me raki
Kurse une sot n‘gzimin tuj
po e ngrej t‘mushun me uje
Kshtu tha trimi Enver Hoxha
mal na i bani zemrat tona
Dhe e çoi dolline e pare
me uje bjeshket qelibar
N‘shpi t‘malsorit Shoku Enver
ule kamkryq asht ne miner
Dredh cigaren prej kutise
qe ia jep i zoti shpise
Jehon kanga e qiftelija
...hej n’gzim e dritë asht veshë Malsija.


Lyrics submited by Bajram Morina - Malësi e Vogël






lyrics.al © 2007 - 2017