A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Shaqir Cërvadiku
  • Origin:
  • Poklek (Drenicë) 
  • Residence:
  • Belgjikë 
  • Birthday:
  • 10 April
  • Zodiac sign:
  • ♈ Dashi
Choose star rating

Rating:  4.8 / Votes cast:  149

Shaqir Cërvadiku is a very famous singer. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Drenas (ish Gllogovc), ndërsa studimet i ka kryer në Prishtinë dega BAT(bazat e arsimit teknik). Ka punuar në shkollën e mesme në Drenas për 15 vite si mësimdhënës. Ai ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Me këngë ka filluar të mirret që i vogël, ende pa shkuar në shkollë, dhe kjo dëshirë lindi nga babai i tij, Halil Cërvadiku, që ishte ndër rapsodët e mirënjohur në Drenicë dhe më gjerë. Babai i tij Halili, në duet me vëllaun e tij, Hysen Cërvadikun, për 50 vjet e këndoi dhe e kultivoi këngën rapsodike. Shaqiri pati fatin që i vogël t'i ndëgjonte legjendat e folklorit e të këngës shqipe "live", duke kënduar në odën e tij si: Salih e Feriz Krasniqi, Rizah Bllaca, Qamili i Vogël, Tahir Drenica, Hashim Shala, më vonë të bijtë e Sefës, e shumë të tjerë. Duke dëgjuar këta këngëtarë të mëdhenj, ai u mishërua dhe u dashurua në këngën, për të vazhduar deri ditët e sotme. Fillmisht me babain këndoi në dasma e gazmende, pastaj më 1977 u angazhua ne ansamblin "Shote Galica", ku dhe arriti afirmimin e plotë si këngëtar. Me këtë ansambël kanë dhënë qindra e qindra koncerte dhe kanë bërë içizme të shumta në Radio e TV. Pas një kohe vazhdoi me ansamblin "Bajram Curri" të Prishtinës, me te cilin poashtu patën shumë koncerte në Kosovë dhe Diasporë. Ka më se dhjetë vite që Shaqiri vepron si këngëtar i pavarur. Ka edituar me dhjetra albume. Tre i ka punuar me ansamblin "Shote Galica", (albumin "Mos harro tokën që t’lindi", "Flakë e vatër" dhe" Zëri i Zotit"). Me anasmblin "Bajram Curri" (albumin "Besa lart e ka ngritë burrin") dy albume i ka punuar me grupin Corona, ("S’kam kujtue se m’gjen pranvera" dhe " Shkova kah nuk shkova"), ndërsa dhjetë albume i ka punuar me Burim Krasniqin në studion e tij ("Këndoj të mos qaj", "Për Liri","Bylbylat e Lirisë", "Dasma e Kosovës", "Kështu ja thotë kangës bylbyli", "Lutjet e zemrës", "Mjalti i jetës". Videokasetat janë "Nji grusht dhe», në regji të Isa Qosjes, "Shkova kah nuk shkova", në regji të Sunaj Raqës dhe "Dasma e Kosovës", në regji të Luan Dakës. Kangët i komponon vetë, por ka kënduar edhe kangë të këngëtarëve tjerë. Ka marrë tekste nga autorë të ndryshëm, siç janë: Izet Rraci, Faruk Tasholli, Riza Grajqevci, Fatmir Muja, Athem Hoti, Rexhep Hasani, e të tjerë, por ai krijon edhe personalisht tekste. Në repertuarin e tij ka edhe shumë duete me këngëtarët: Mahmut Ferati, Sala Bekteshi e Ramize Ceka, Shyhrete Behluli, Nikollë Nikprelaj etj. Albumi i tij i fundit "N'ditën e bashkimit", u mirëprit shume mirë nga publiku.

Në vitin 1986, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Besa Lartë E Ka Ngrit Burrin".

Në vitin 2003, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Kështu Ja Thotë Këngës Bylbyli".

Në vitin 2004, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Këndoj Të Mos Qaj".

Në vitin 2006, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Unë Jetoj Për Ata Sy".

Në vitin 2008, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Fllad I Zemres".

Në vitin 2008, Shaqir Cervadiku & Mahmut Ferati publikojnë albumin "Pleqnarët E Pavarësisë".

Në vitin 2008, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Afrim Muçiqi & Shaqir Cërvadiku publikojnë albumin "Afrimi, Shkurtja, Shyhretja & Shaqa".

Në vitin 2010, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Alfabeti Dashurise".

Në vitin 2011, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "E Baj Dasmen Ne Vendin Tim".

Në vitin 2011, Shqipe Kastrati, Mahmut Ferati & Shaqir Cervadiku publikojnë albumin "Bukuroshja E Kosoves".

Më datë 11 Nëntor 2012, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Albumi Im".

Në vitin 2012, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "N'diten E Bashkimit".

Në vitin 2013, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Sy Magjike".

Më datë 25 Janar 2014, Shaqir Cërvadiku & Sala Bekteshi publikojnë videoklipin "Do Te Ishte Mrekulli". Muzika e këngës u punua nga Shaqir Cërvadiku, teksti u shkrua nga Izet Rraci.

Në vitin 2014, Shaqir Cërvadiku & Sala Bekteshi publikojnë albumin "Fati I Jetes".

Më datë 6 Maj 2015, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Shqip Shqip Kuq E Zi". Muzika e këngës u punua nga Kol Susaj, teksti u shkrua nga Faruk Tasholli, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 20 Shtator 2015, Gold AG publikon videoklipin "Shqiptar Stambolli", në bashkëpunim me Shaqir Cervadiku. Muzika e këngës u punua nga Burim Krasniqi, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Në vitin 2015, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Shqip, Shqip, Kuq E Zi".

Më datë 6 Qershor 2016, Shaqir Cërvadiku & Haki Godanci publikojnë videoklipin "Pritna Nanë Shqipni". Muzika e këngës u punua nga Kol Susaj, teksti u shkrua nga Milaim Islami, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Në vitin 2016, Shaqir Cërvadiku publikon albumin "Këngë U Ba Dashnia".

Më datë 28 Shkurt 2017, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Këngë Për Avni Rrustemin".

Më datë 21 Maj 2017, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Buzëqesh O Njeri". Muzika e këngës u punua nga Kol Susaj, teksti u shkrua nga vetë Shaqir Cërvadiku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi, Leutrim Gashi (Trimi). Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 24 Qershor 2017, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Amaneti I Muhaxherëve". Muzika e këngës u punua nga vetë Shaqir Cërvadiku, teksti u shkrua nga Makfire M Canolli. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 9 Maj 2018, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Torta E Martesës". Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 12 Qershor 2018, Shaqir Cërvadiku publikon videoklipin "Vallëzon Shqiptaria". Muzika e këngës u punua nga vetë Shaqir Cërvadiku, teksti u shkrua nga Ajet Shala.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  arsimdiber  

Facebook

Profile

Add New

Official Profiles

More news about Shaqir Cërvadiku »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
lyrics.al © 2007 - 2018