A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Inert U Bëra

E di, e di!
Inert u bëra,
i rëndë sa ky gur.

Ti,
ma kërkoje buzëqeshjen
edhe në pasqyrë.

Mes lulesh
do ulesh
një ditë,
dhe në vend se lule,
buzëqeshje do mbledhësh.

Apo,
je ulur,
tashmë?...

- poem written by Shazim Mehmeti


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





lyrics.al © 2007 - 2018