A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Ti...Dhe Une...

Ti je një armë e fuqishme çarmatimi,
një sfidë që luan përherë me zjarrin...
Ti noton përherë mbi akujt e stresit,
më mer me vete dhe mua të marit...

Ti je stuhia që ma vret inatin
dhe zapton gjithçka me ëmbëlsi...
Ti ma rrëmben zemrën si bleta pjalmin,
e shtrihesh si mjaltë mbi trupin tim...

Unë s'jam asgjë tjetër veçse një i lojtur,
që pa kushte të kam dashur dhe të dua...
Unë jam shpirti yt ne sytë e tu të përlotur,
jam Atdheu i ndjenjave te tua...!

15 MAJ 2015

- Sotiraq Naci


Not Yet Rated






lyrics.al © 2007 - 2017